• |
ide | kryesore

Dendias flet për “premtimin e përbashkët” me Ramën: Shkojmë në Hagë pas zgjedhjeve!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka dhënë detaje nga vizita në Athinë e Kryeministrit Edi Rama, gjatë një intervistë për të përditshmen vendase Kathimerini.

Dendias shprehet se projektligji për zgjerimin me 12 milje detare të ujërave territoriale është depozituar në parlament dhe pritet të miratohet shumë shpejt. Për zgjerimin në Jon, kryediplomati grek sqaron se rekursi në Gjykatën e Hagës pritet të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri.

 

Ministri grek është referuar me detaje dhe në agjendën e diskutimit me kryeministrin shqiptar më 8 janar në Athinë.

“Me kryeministrin shqiptar kemi një marrëdhënie bashkëpunimi të sinqertë, tashmë. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në prill.

Shënoj se të gjitha forcat politike shqiptare janë dakord se çështja e përcaktimit të zonave detare midis dy vendeve duhet të zgjidhet në bazë të të Drejtës Ndërkombëtare të Detit, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Kjo është pikërisht ajo që po u themi bashkëbiseduesve tanë turq. Dhe është veçanërisht e dobishme të kujtojmë se Z. Rama pranon që Greqia ka të drejtën e panegociueshme, të njëanshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu që asnjë vend i tretë nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë, ose të shtoj, akoma më tepër të kërcënojë me luftë për këtë arsye”, është shprehur diplomati grek

I pyetur nga gazetari Vasilis Nedhos për projektligjin e depozituar në parlamentin grek, për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje, Dendias ka theksuar se “Projektligji do të vonohet menjëherë. Duhet të mos e nënvleftësojmë rëndësinë që ka. Ky zgjerim i kufijve sovran të shtetit grek, i pari nga 1947, në mënyrë paqësore dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare, është e drejtë e panegociueshme e vendit tonë. Por, që të jem i qartë, ne po përgatitemi për zgjerim edhe në zona të tjera të vendit. Po hedhim hapat e duhura teknike, që të jemi gati kur të konsiderohet koha e duhur të veprojmë. Kur do të ndodhë kjo, mbetet një vendim politik.

.Greqia luan një rol shumë të rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit dhe paqes. Si përmes mbështetjes së vazhdueshme të perspektivës europiane, ashtu edhe përmes pjesëmarrjes aktive dhe kontributit në nismat rajonale. Objektiva jonë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen Evropiane. Në të njëjtën kohë mbrojtja nga depërtimi i rrjeteve ekstremiste dhe perceptimet neo-Otomane. Në këtë aspekt kontribuojnë dhe vendet myslimane të rajonit më të gjerë që janë pro pozicionimeve tona, me të cilat ne ndërtojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të sinqertë, me aspiratën të jemi ura e bashkëpunimit me vendet me një popullsi të krishterë. Për të arritur të gjitha këto kemi një prezencë tepër aktive” ka thënë Dendia për Kathimerini.

 



6 Comments

  1. Pas zgjedhjeve nuk e takon me Edi Ramen,vetem nese keni bere marrveshje per Azil per te,hajduter !
    Me 25 prill edi rama merr fund njehere e mire bashke me partine e tij te fatkeqesise se popullit shqiptar,partine socialhajdutiste shqiptare !Iken……,mbase dhe te Erdogani,mbase ne Serbi,Rusi apo Dubai !Vend tjeter nuk ka per te ?!

  2. Pse pas zgjedhjeve?!!!!
    Rame po e shtyn me breke neper kembe.
    Te gjitha keto pesha, qe sti mbajne kellqet i ke shtyre per pas 25 prillit.
    Aman kush te beson ty..

  3. DREJTUAR KRYEMINISTRIT.

    @ [TIMONIER shkurt TIMI]

    Nuk jam nga Prishtina, nga Lalzi, nga Surreli.
    Nuk votoj si shume Shqiptar: as PS, as PD, as LSI.

    KAM VETËM 3 PYETJE PËR TY:

    1-Pse Greqia zgjerohet me dekret presidencial dhe vendim parlamentar vetem ne Detin Jon, por nuk zgjerohet ne Detin Egje?

    2-Sqaro shqiptaret se ku u zgjerua konkretisht Greqia 12 milje ne Detin Jon,
    a) Nga Toka Kontinentale e saj, pra 12 milje nga bregdeti i Igumenicës?
    b) Nga pjesa ishullore e saj, pra 12 milje nga ishulli i Korfuzit?
    c) Nga pjesezat, pra 12 milje nga mikroishujt?

    3-Pse nuk ke shkuar akoma dhe nuk shkon ne Gjykata Nderkombetare per probleme te medha dhe te vjetra Shqiptaro –Greke te shekujve XIX dhe XX; pse çon ne Gjykate Nderkombetare dhe ve ne diskutim Kufirin Detar Shqiptaro –Grek i cili eshte i percaktuar dhe ratifikuar me Protokolle Nderkombetare; pse nxiton sipas axhendes greke te çosh ne Gjykate Nderkombetare gjithashtu çeshtjen e re (zee) qe eshte nje çeshtje e shekullit te XXI, aspak urgjente per Shqiperine?

    PËRGJIGJU TIMI PËRGJIGJU.
    TË SHOHIN SHQIPTARËT SE TI S’DI APO S’DO.

  4. Fjalimi i Nolit mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai:

    “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive:

    E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

    E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu, beu më bujk se bujku. Kini një shembull të bukur në Partinë Popullore, e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve dhe oxhakët më të vjetër, kur anëtarët e kësaj partie lëvdohen që kanë shpëtuar prej bejlerëve.

    E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    E katërta, anarkia patriotike: këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkreptuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.

    E pesta, anarkia e idealeve: këtu idealet janë të errëta, të shtrembëra e të mumifikuara të Fanarit e të Buharës përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe të ndritshme të Perëndimit; na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.

    Herodoti na tregon se në betejën navale të Selaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…”

  5. Deri më 25 Prill tani do të kemi shansin të dëgjojmë Tan Shehun e Tit Vasilin të ankohen se vaksinat po i marrin vetëm elektrati socialist, dhe jo ai demokrat, ose akoma më keq, të dëgjojmë që një demorkat që bëri vaksinën, i kishin futur çip dhe është bërë socialist.

    Po të paktën këto nuk e tmerrojnë popllin, po i ngrejnë humorin. Dhe është vërtet kohë e keqe ku humori është i nevojshëm për të ngritur moralin. Por jo për të ngritur opozitën.

    Dhe një kërkesë për qeverinë. Kur të filloj vaksinimi i të moshuarve, fillojeni me Sali Berishën. Eshtë i vetmi që i duhet gjallë qeverisë deri më 25 Prill.Ku eshte marveshja qe rama shiti detin o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *