• |
ide | kryesore

Hetimi i SPAK/ Policët e shkulnin vetë kanabisin në Skrapar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në territorin e Skraparit është kultivuar drogë dhe forca të policisë së këtij rrethi janë implikuar drejtpërdrejtë në këtë proces deri aty sa ka policë që kanë shkulur rrënjët e bimës dhe nuk kanë raportuar situatën. Madje ka patur bashkëpunim mes policëve që pasi janë njoftuar se do të niseshin për aksion, kanë paralajmëruar krerë të pushtetit lokal. Dhe, kur është mbërritur në vendngjarje, droga që ishte konstatuar nga ajri, ishte shkulur tashmë.

Ky është përshkrimi që SPAK jep në përmbledhjen e akuzave ndaj 23 të dyshuarve që u angazhuan për të mbjellë kanabis sativa në fshatra të Skraparit. Rasti më i rëndë është ai i përfshirjes së policit B.C., i cili dyshohet sipas SPAK se në një rast në zonën e Gjerbësit – pasi ka marrë informacion për drogën në tokat e shtetasve I.Sh. dhe R.Sh., – pasi ka shkuar me një polic tjetër ende të paidentifikuar, ka shkulur rreth 60 rrënjë, por më pas as që e ka raportuar këtë fakt. Ky veprim ka sjellë shmangien nga përgjegjësia të kultivuesve.

Dhjetëra parcela dyshohet se nuk janë raportuar nga policët e dyshuar me detyrë supervizorë zone. Por pavarësisht intensitetit të hetimeve, SPAK nuk ka mundur të ngjitet më lart dhe të dalë me konkluzione edhe ndaj shefave të rëndësishëm të policisë, ndonëse pas një operacioni në muajt qershor-shtator në këto polici pati lëvizje dhe zëvendësime me drejtues të tjerë.

Hetimi i zgjatur nga muaji qershor e në vijim thuhet jo zyrtarisht se u bë për këtë shkak, për të konfirmuar dyshimet se grupi dhe policët kishin orientim nga shefa më të mëdhenj, diçka që nuk u arrit të provohet. Gjatë verës së kaluar Gazeta “Si” ka raportuar me këmbëngulje kthimin e hashashit dhe dyshimet se policë dhe shefa ishin përfshirë në mbjellje të hashashit, një fenomen që ishte veçanërisht shqetësues edhe në kohën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Fenomeni ishte kaq shqetësues, sa shumë shefa policie u lëvizën apo pezulluan në heshtje, ndërkohë që të tjerë u promovuan pavarësisht problematikave që ata kanë në dosjet dhe jetëshkrimin professional. Në një rast burimet pohojnë se trafikantët flasin me njëri tjetrin në afërsi të zonës Melovë, pranë një guroreje. Biseda zhvillohet pranë 58 gropave të hapura prej nga ku ishte asgjësuar bima. Ndërkohë njëri nga të dyshuarit pranon dhe rrëfen se si dy policë, (njëri prej të cilëve ka qenë polic qarkullimi) kur kishin hyrë në të mbjellat e tij, kishin shkulur drogën dhe e kishin bërë copë e çikë.

“Këta të dy, pa mbajtur procesverbal, shkulën me duar drogën, e bënë copa-copa. I kisha mbjellë në Përrenjas të Skraparit dhe po kullosja bagëtinë në stallën e të ndjerit F.J.”, thotë i dyshuari I.Sh.

Përgjimet hedhin gjithashtu dritë për përfaqësues të njësisë administrative që komunikojnë me shefin e njësisë së Poliçanit, të cilët pasi kanë kontrolluar banesën e shtetasit A.L., e deklaruan të pastër. Por në të vërtetë, më pas, rezultoi se një objekt aty ishte kthyer në magazinë për tharje dhe grumbullim droge.

Droga që u kap – pohon SPAK – ishte 140 metra larg në vijë ajrore dhe ajo u kap në proces tharjeje. Nga hetimi rezultoi se shefi i policisë N.L. dhe K.Z., sipas burimeve të Gazetës “Si”, kishin dijeni dhe kanë shpërdoruar detyrën. Në një bisedë, një tjetër polic njoftohet nga salla operative për mbledhje me supervizorin e zonës dhe ai thotë duke telefonuar një person tjetër: “Merre Fuatin, merre urgjent, thuaji ta zhdukë atë për gjithë natën”. /Gazeta Si



3 Comments

  1. DENOHEN POLICET DHE JO SHEFAT KUR DIHET SE PRONARET E VERTET TE KETYRE PARCELAVE JANE SHEFAT E KOMISARIATEVE TE CILET NE BASHKEPUNIM ME POLITIKEN SHFRYTEZOJNE FUKARALLIKUN E MILETIT DHE TE POLICEVE TE THJESHTE PER TE FINANCUAR KRIMIN .

  2. Deri më 25 Prill tani do të kemi shansin të dëgjojmë Tan Shehun e Tit Vasilin të ankohen se vaksinat po i marrin vetëm elektrati socialist, dhe jo ai demokrat, ose akoma më keq, të dëgjojmë që një demorkat që bëri vaksinën, i kishin futur çip dhe është bërë socialist.

    Po të paktën këto nuk e tmerrojnë popllin, po i ngrejnë humorin. Dhe është vërtet kohë e keqe ku humori është i nevojshëm për të ngritur moralin. Por jo për të ngritur opozitën.

    Dhe një kërkesë për qeverinë. Kur të filloj vaksinimi i të moshuarve, fillojeni me Sali Berishën. Eshtë i vetmi që i duhet gjallë qeverisë deri më 25 Prill.

    1. O zgjyre e ores 20:28 ketu behet fjale per drogen qe e „korrin „ policet.
      Por ripjerdhesave Te sufllaqeve nuk ju vjen hic mire dhe fillojne te na tregojne „humorin“ e tyre, ashtu si ben edhe drogaxhiu KM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *