• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Policia e Shtetit i bën një apel drejtuesve të makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit bën apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal si pasojë e motit të keq dhe për çdo rast të paligjshmërisë të denoncojnë në 112.

Policia njofton se ka marrë të gjitha masat pas rëndimit të situatës në akset rrugore në vend si pasojë e motit të keq.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia thotë se të gjitha shërbimet janë në gatishmëri dhe prezent në gjithë territorin.

Njoftimi: 

Në gatishmëri e prezent në të gjithë territorin.

Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e motit të keq në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë vijojnë të jenë në gatishmëri.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, forcat “Shqiponja”, FNSH-ja dhe inspektorët e Policisë në zona ndodhen në gatishmëri dhe prezent në të gjithë territorin për të menazhuar dhe monitoruar lëvizjen e automjeteve në rrugët urbane e interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qendrat e bashkive, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në nevojë, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me emergjencat civile, prefekturat, pushtetin vendor dhe kryepleqtë e fshatrave.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të treguar kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve dhe në rast nevoje apo për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë telefononi në numrin 112 ose dërgoni imazhe në Komisariatin Dixhital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *