• |
ide | kryesore

Schalke fitoi pas 30 ndeshjesh, Tasmania feston për rekordin më negativ në Bundesligë: “Për të flitet në gjithë botën”

-Instant, Sport



Schalke 04 më në fund fitoi e mori frymë, por vec klubit të Gelsenkirchen ka festuar edhe Tasmania Berlin, sepse S04 i dha fund serisë horror pas 30 ndeshjesh në Bundesliga pa fitore. E kështu,
Tasmania mbetet klubi i vetëm i divizionit të lartë në distriktin e Berlinit me 31 ndeshje pa një fitore në Bundesliga (sezoni 1965/66).

Presidenti i Tasmanisë, Almir Numic është shprehur: “Pas dy golave të parë të Schalke, erdhën urimet e para, ndërsa pas fitores 4-0 nuk ndaleshin më, celulari im dridhej vazhdimisht”. Ky është fundi i një “periudhe të çmendur” për Tasmania dhe Numic, të paktën për momentin. “Kohët e fundit dhashë një intervistë për Neë York Times gjithashtu. E pamë ndeshjen me tre tifozë të tjerë, ishte shumë emocionuese,” tha Numic. Zhurma e javëve të fundit ka pasur një ndikim pozitiv në klub, pavarësisht nga kriza e koronavirusit: “Faqja jonë në Facebook ka shpërthyer plotësisht, dyqanet e tifozëve në internet mezi kanë mbajtur ritmin e kërkesave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *