• |
ide | kryesore

Video/ Juventus imponohet 3-1, por rezultati është gënjeshtar: Sassuolo me 10 lojtarë u dorëzua vetëm në fund

-Instant, F1, Sport, Video



Juventus fiton një ndeshje vendimtare, duke thyer Sassuolo me rezultatin 3-1 në Allianz Stadium. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, emiljanët mbeten në 10 për një faull të rëndë të Obiang ndaj Chiesa. Kartoni i kuq është evident, por vjen vetëm pas ndërhyrjes me Var. Bardhezinjtë duhet të kishin tashmë epërsi, por Sassuolo luan si e barabartë edhe me një lojtar më pak.

Pirlo duhet të vazhdojë të shqetësohet për emergjencën e dëmtimeve, sepse në pak minuta humbi edhe dy lojtarë të tjerë: McKennie dhe Dybala që lanë fushën e lojës. E megjithatë, në pjesën e dytë goli i Danilos, me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, u duk se zgjidhi hallet e Pirlos. Nuk është kështu, sepse me 10 lojtarë Sassuolo nuk heq dorë nga ndeshje dhe barazoi rezultatin me Defrel, që kaloi Demiral e Bonuccin përpara se të mposhtte Szczesny.

Juve shtyn përpara në kërkim të golit të avantazhit, por Sassuolo nuk është aspak i brishtë apo i frikësuar. Madje emilianët kërcënojnë portën e bardhezinjve në disa raste, deri kur pësojnë golin fatal të Ramsey në minutën e 83-të: krosimi i ulët i Frabotta, Chiriches dhe Kyriakopoulos hezitojnë dhe uellsiani shënoi në shtyllën e dytë. Nuk ka më ndeshje dhe Sassuolo pëson edhe golin e tretë në rikuperim, me Cristiani Ronaldo, më i dobëti në fushë deri në atë moment, por që con numrin e rrjetave në 15 për të 15 sezon radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *