• |
ide | kryesore

Video/ Suksesi i dytë radhazi, Lazio paralajmëron Romën: gafën e Rrahmanit e korigjon Bakayoko në shtesë për Napolin

-Instant, F1, Sport, Video



Ndalet Inter e Roma shpejtojnë të përfitojnë Lazio e Napoli. Skuadra e Inzaghit nuk pati vështirësi të thyente Parmën 0-2 në Tardini, duke vazhduar kështu ndjekjen e zonës Champions. Fitore in-extremis për Napolin, që në Udine triumfon vetëm në shtesë falë një goli të Bakayoko. Sukses edhe për Hellas, që në shtëpi mundi 2-1 Crotonen.

Lazio mori tre pikë të rëndësishme për të vazhduar të ndjekin ëndërrën Champions League, me një sukses që jep moral në prag të derbit të së premtes në mbrëmje. Në “Tardini” skuadra e Inzaghi mposhti 2-0 Parmën e të rikthyerit D’Aversa. Vendimtare është pjesa e dytë, kur erdhën edhe golat e Luis Albertos në të 55′ e Caicedo në të 77′, që vlejnë fitoren e dytë radhazi pas një periudhe delikate. Tani Roma është e paralajmëruar.


Triumf i Napolit në fund të takimit me Gatusson që ndoshta nuk e kishte menduar se në Udine do të ishte kaq e vështirë. Me Hysaj titullar nga minuta e parë, të kaltrit e nisën shumë mirë ndeshjen, Insigne shënoi me penallti golin e avantazhit në minutën e 15, por Udinese nuk u shpërbë dhe me kundërsulme të përpikta arriti të barazonte rezultatin në të 27. Goli i Lasagna ka ardhur në fakt nga një gabim flagrant i Rrahmanit, me kosovaribn që më pas u zëvendësua. Udinese megjithatë u dënua në fund të ndeshjes nga goli me kokë i Bakayoko në të 90′, që i dhuroi tre pikët Napolit.



Verona kthehet tek suksesi në shtëpi e mposhti 2-1 Crotonen. Hellas duket se e siguruan ndeshjen që në pjesën e parë: në të 16’ Kalinic zhbllokoi rezultatin me një diagonale të fuqishme, pasi mori pasimin nga Barak. Një gol clirues edhe për vetë sulmuesin kroat, që konsiderohet një pikë force për veronezët. Pastaj në të 25’ Dimarco shënoi golin e dytë me një goditje gjeniale me të jashtmen që befasoi Cordaz. Messias rihapi ndeshjen në të 55’, por nuk mjaftoi për të ndryshuar rezultatin. Humbja e tretë radhazi për teknikun Stroppa.



ITALY – SERIE A
Roma 2 – 2 Inter
Hellas Verona 2 – 1 Crotone
Parma Calcio 1913 0 – 2 Lazio
Udinese 1 – 2 SSC Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *