• |
ide | kryesore

Ylli i TikTok-ut pranon se sajoi thashethemin se Kanye tradhëtoi Kim-in

-Instant, Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë më parë, ylli i TikTok, Ava Louise, hapi thashethemin në rrjetin social TikTok, se Kanye West dhe Jeffree Star kanë pasur një romancë disa mujore së bashku.

Vetëm pak minuta pas këtij pretendimi, rrjeti u mbush me lajmë mbi tradhëtinë e mundshme të Kanye me grimierin Jeffre Star. Ky i fundit, me sa duket, e shijoi faktin që emri i tij po lakohej në lidhje me divorcin e Kim dhe Kanye, pasi nuk e mohoi një thashethem të tillë. Ndërsa së fundmi, Ava Louise, pranoi se kishte shpikur thashethemet se Kanye West dhe Jeffree Star kishin një lidhje. Ava ka pranuar që thashethemet e saj të pabazuara, të paverifikuara ishin krejtësisht të sajuara.

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Ju jeni të mirëpritur për memet.“, është shprehur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *