• |
ide | kryesore

Arratisja e Moisi Habilajt/ Si e mbrojti Rama trafikantin e drogës nga prangat e Zaganit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



I arratisuri i fundit i bandës së Habilajve, Moisiu nuk ishte një ushtar dosido në organizatën që trafikonte drogë dhe armë drejt Italisë. Për sa kohë Saimir Tahiri qe Ministër i Brendshëm, Moisi Habilaj drejtonte një bandë, që sipas autoriteteve italiane trafikoi rreth 30 ton kanabis dhe qarkulloi disa qindra miliona euro në 4 vitet që xhiroi drogën në të dyja anët e kufirit.

Antimafia e Katanias i ka përgjuar prej vitit 2013. Guardia di Finanza i ndoqi, që kur agjentët e saj në Itali e Tiranë ranë në gjurmët e tyre, si persona që, pa u trazuar, dërgonin tonelata me drogë drejt klaneve mafioze siçiliane, me gomone, skaf, peshkarexha e makina. Në përgjimet e italianëve Moisi Habilaj dhe bashkëpuntorët e tij dëgjohen të flasin për kushëririn e largët.

Përgjimet AUDIO, trafikantët: Dhuratë 15 mijë euro për Saimirin!

Kur i kishte blerë dhurata nënës dhe bashkëshortes së tij, kur kërkon 30 mjë euro cash për t’ia dërguar, apo kur thotë se përfiton 5 milionë euro në muaj, se nuk i dalin as 20 milionë për fushatë elektorale.

Këto ditë, Moisi Habilaj e priti në arrest shtëpie dënimin nga drejtësia italiane. Por kur karabinierët shkuan ta marrin sepse gjykata e dënoi me 15 vite burg, ai nuk gjendej më në shtëpi.

Lexo edhe: Zhduket bashkëpunëtori i Moisi Habilajt. Italia shpall në kërkim njeriun që implikonte Saimir Tahirin

Arratisja e Moisi Habilajt nuk habit. Shumica e anëtarve të tjerë të grupit janë jashtë burgut. Përveç Jaeld Çelës, ish drejtori i Policisë së Vlorës i cili iu dorëzua policisë në maj të vitit 2020 dhe sot pret dënimin në qeli. Polici Jaeld Çela akuzohet se bashkëpunoi me Habilajt, kurse një polic tjetër, Dritan Zagani iu kundërvu duke u përballur me një stuhi akuzash të nivelit më të lartë shtetëror. Dita kur Moisi Habilaja arratiset nga dënimi me 15 vite burg, është edhe dita kur ia vlen të kujtohet kush i doli në krah në Shqipëri.

Përgjimi/ “U bleva 2 byzylykë 9 mijë euro nënës dhe gruas së Saimirit”

Kushëri me Saimir Tahirin dhe përdoruesi i mjetit të tij personal, të famshmit Audi me targën AA003GB, Moisi Habilaj e sfidoi ish-shefin e antidrogës, Dritan Zaganin dhe bashkë me klanin e tij e përndoqi deri në burgosje duke e detyruar të largohet nga vendi. Zagani zbuloi se Habilajt kishin makinën e ministrit në dispozicion dhe se ata kryenin trafik droge drejt Greqisë, pasi asnjë polic nuk guxonte të kontrollonte makinën personale të Ministrit të Brendshëm.

Çfarë thoshte Zagani?

Në një intervistë të 4 shtatorit të vitit 2015, ish-polici rendiste tre arsye pse Habilajt dhe Tahiri ishin bashkëpuntorë.

Së pari, Dritan Zagani mbështetej tek pronësia e skafit që Moisi Habilaj dhe dy vëllezërit e tij përdornin. Sipas tij, skafi ishte i regjistruar në emrin e Saimir Tahirit, por mirëmbahej nga tre persona, A.H., M.H. dhe L.H. nga Vlora.

“Saimir Tahiri kishte një skaf që mbahej për xhiro për pushime në jug në bregdet. Në mungesë të tij, ky skaf (jo shumë i fuqishëm) mirëmbahej dhe përdorej nga 3 vëllezër. Skafi ishte i regjistruar në emrin e Tahirit. Tre vëllezërit që e mbanin skafin ishin: A.H., M.H. dhe L.H. nga Vlora. Këta të tre ishin kontigjet i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite më parë. Këta u fuqizuar kur erdhi PS në pushtet.”

Së dyti, Dritan Zagani bazohej tek bashkëpronësia e makinës së Tahirit. Ai tregoi me detaje mënyrën se si zbuloi se makinën e ministrit të Brendshëm e përdornin vëllezërit Habilaj.

“Në një moment desha të verifikoja me kë do takohej A.D. (trafikant i dyshuar droge) në Vlorë. Aty pashë një Audi A8 me xhama të zi me targë “AA 003 GB”. A.D. zbriti nga makina e tij dhe u fut te Audi. U mundova ta ndjek, isha vënë re nga ata dhe në vend që t’i ndiqja ata më ndiqnin ata mua dhe e lash fare. Shënova targën e Audit. Nesër në zyrë futem në sistemin TIMS dhe kërkoj targën e Audit. Del emri i Saimir Tahirit. Ishte prill i vitit 2014, para se të më arrestonin. Makinën e ministrit e përdornin këta tre persona trafikantë në Vlorë. Se kisha marrë vesh ça po bëhej. Doja të verifikoja me kë u takua A.D.

Thirra direkt Skënderin, shefin e sektorit. Shikoje ça ka ktu i thash. Nuk e di ti tha? Këtë e mbajnë kushurinjtë e ministrit në Vlorë, vëllezërit Habilaj. Është makina e ministrit, e mbajnë ata.”

Së treti, Zagani tregoi se si një nga njerëzit më të besuar të Tahirit, Ervin Hodaj, ndërhyri për të liruar dy nga vëllezërit kur u shoqëruan në ambientet e policisë pasi kishin fyer dhe kundërshtuar me forcë një kontroll të policisë.

“Këtë makinë policia e ka ndaluar në dy të natës në autostradën Gjirokastër-Levan. Kanë bërë debat e sherr me cunat tanë. Nuk kanë pranuar të kontrollhen. Janë shoqëruar deri në drejtori. Kanë qenë të pirë dhe të shoqëruar me dy femra. Sa janë futur brenda kanë filluar të ofendojnë policat. Mori në celular drejtori, Ervin Hodaj, dhe tha lirojini ata. Aty mësova kush paska qenë në Audi atë nate (kur ndoqi trafikantin A.D). Pastaj në Vlorë e verifikova disa herë që e kishin ata.”

Orë pas ore/ Si e ka menaxhuar Rama plasjen e bombës Tahiri – Habilaj

Si iu përgjigj Rama këtyre akuzave të rënda për Ministrin e tij të Brendshëm? Pak ditë më pas, kryeministri i Shqipërisë doli vetë në krah të Tahirit duke e shfajqësuar atë dhe bashkë me të, edhe Habilajt. Në një sallë të mbushur me qindra policë, në një aktivitet të quajtur “Antidroga”, Rama e quajti Zaganin “një kriminel”.

“Një kriminel, një nga ata të cilët policia e shtetit, policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajon t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë nga radhët e veta; një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte opreacionet e policisë, është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi! Heroi që na kërkoka përgjigje, ndërkohë që ai është në kërkim. Heroi që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura mbi të. Por është paraqitur për azil politik, në një shtet tjetër, pasi ka thyer vendimin e gjykatës të detyrimit të paraqitjes. Kaq mjafton për të kuptuar se sa poshtë ka rënë ky pazar. Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë. Kaq mjafton për ta kuptuar se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës.”

Për ta nxjerrë bllof u desh të kalonin 2 vjet dhe një operacion i gjatë i shërbimeve italiane, që nxorri në pah trafikun ndërkombëtar të drogës, me implikimin e policëve shqiptarë.

Vetë Saimir Tahiri në një nga momentet e tij të dobësisë në emisionin Opinion, kur foli për Habilajt tha se duhej të kishte qenë më i kujdesshëm.

“Unë duhej të kisha kërkuar mirë kujt po ia shisja makinën. Pa paragjykuar fare dhe pa menduar se kjo makinë u ishte shitur ca njerëzve që kanë aktivitet kriminal, më shkoi mendja që të kërkoja makinën time dhe të shkoja me pushime. Kjo më ngarkon me përgjegjësi morale pa asnjë diskutim, por jo me faj” tha Tahiri në një nga daljet e tij në Opinion, pasi kishte plasur skandali i trafikut të drogës.

Lexo edhe: Zbardhet përgjimi mes vëllezërve Habilaj: “Më thirri shefi i madh…

Në fakt, çfarë e implikon Tahirin ishte mbështetja që i dha kushërinjve trafikantë edhe pasi u vu në dijeni për akuzat e Dritan Zaganit dhe në këtë implikim ai nuk ishte vetëm, sepse në çdo hap kishte me vete edhe “shefin e madh”.©Lapsi.al



26 Comments

  1. Imagjino te ishte ketu. E te aratisej.
    Shullaku do ishte ne delir. Me e pakta do kishte shkruar nja 100 artikuj. Duke dhen imtesi se si e ndihmoj qeveria te aratisej.
    Bushati do fillonte filozofin e tij qe as ai vet nuk e kupton se ca thot.

  2. PD, e cila dje ngrinte akuza të forta ndaj ish prokurorit, Petrit Fusha, sot djalin e tij do ta ketë aleat dhe pjesë të opozitës kundër qeverisë.

    Kur opozita flet kundër oligarkëve një nga emrat që përmend është kompania Fusha e famshmja e sheshit “Skenderbej” apo ajo që do ndërtonte teatrin.

    Aldi Fusha është nipi i oligarkëve dhe me lidhje të forta me kompaninë Fusha të Shkëlqim Fushës, që e akuzon PD dhe LSI.

    Në publik Petrit Fusha sulmohet, kompanitë e familjarëve të tij akuzohen, por djali i merret dhe i vendoset kandidat për deputet.Gjithe diten ja marin karin ne goje rames keto me keto shkrime nen nivelin kulturor te shpellkareve te cecenit salih

    1. Te djeg fort shpella- e- karit te sateme, sa here degjon ndonje fakt te vertete qe nxjerr lakuriq banden ripjellese. Po ironia me e madhe eshte kur ti pjelle e keqe, flet per “shkrime nen nivelin kulturor. Je prototipi i zvarranikut te kuq qe shet nderin dhe moralin, per nje sufllaqe partie…

  3. Rrofte Gazidede qe vrau,vodhi,u arratis ,erdhi dhe i beri shurren shtetit dhe PS.
    Gazidede eshte shembulli me i keq i terrorizmit dhe i shkaterrimit te shtetit.

    1. O idiot, Bashkim Gazidede edhe mund të ketë bërë shumë faje, por ka pasur integritet, karakter, ndershmëri dhe e ka dashur këtë vend, jo si komunistët dhe rilindasit që po e shkatërrojnë, vjedhin dhe po largojnë shqiptarët.

  4. po aq dramatik dhe në sulmin ndaj selive pushtetmbajtëse është në çastet e rrëzimit nga pushteti të ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Turmat e ekzaltuara nga dyshja Meta –Berisha sulmuan godinën e parlamentit shqiptar për ta pushtuar atë; duke e ditur se goditja e Llallës do të ishte fillimi i goditjes së aferave të tyre u bënë njëjtë si puçistët e shtatorit 1998, dhe, pas vrullit e mllefit të tyre qëndronte përsëri lideri faktik i opozitës, e cila , pasi nxori në radhët e para mitingashët e çartur dhe të stimuluar, desh të ndizte gjithë vendin, të përmbyste parlamentin, për të ruajtur një kryeprokuror, të cilin, vetëm një sistem drejtësie, si i yni, e lë të livadhisë përmes milionave latifondiste të përfituara edhe nga bashkëpunimi me krimin.

  5. Nuk ka mbrojt jo ate Habilin,
    nuk ka mbrojt as Saje debilin,
    por ka mbrojt kolltukun e vet,
    se per kolltuk, mollaqen shet!

  6. Por, komentuesit i kanë nxjerrë një foto të së dashurës së djalit të tij, Armina Mevlani, e cila pak kohë më parë ka qenë pikërisht në restorantin e Nusretit, madje edhe ka pozuar me këtë të fundit.

    Bashkë me foton është paguar edhe një faturë e majme, që thuhet se i përket pikërisht Arminës, e cila natyrisht nuk është paguar nga ajo, por nga Shkëlzeni

  7. Opo sa qen te kuq qe kane viruesin e terbimit ,dhe u dalin jarget nga goja e tyre e piset komentojne ketu te lapsi.Hiena kermengrese qe ju ushqen bushtra e kuqe vazhdoni dhe hani sa me shume copat e kermes qe ju hedh Ramiu.

  8. Kur e kam quajtur Sajen si “ministrin me te suksesshem” kam patur parasysh pikerisht mbushjen e xhepave te qeverise nga eksporti i kanabisit nga ajri, toka e deti. Mjaft t’ju kujtoj ate Laboratorin e droges qe ngriti ne Xibrrake qe do ta kish zili dhe Pablito Eskobari

  9. Tani zullumi tete vjeçare fillon e jep efektet e pashmangshme, tani fillon ti hiqen petet lakrorit te gatuar me çorbe rilindase .

  10. Keta komentuset e sajes qorrit ja nje Nivel me lart se te lal pleut . U mbush kupa nuk shptoni dot e vetmja menyr esht zhdukja nga europa e rruga per vendet latine ka nje mundesi te vogel te arrestoheni mos u lodhni kot me komente e kundra komente prisni saje qorrin .te dal lajmi esht arratis para zgjedhjeve

  11. Ky Zagari me falni Zgani e mori azilin apo akoma jo apo pret 25 Prilin qe te behet Drejtor i Policise se shtetit.

    1. Kete pyetje beja Endri Fuges, si astronomi qe shpjegon yjet si i sheh nga verra bythes Rames!

    2. Kete Zaganin po e mbrojne te huajt, se te qe ketu do kish ik me te shumtit( ose pale me Habilajt) Ndryshe nuk do mbijetonte.

  12. Pse grijne sallate,kot,komentuesit? Se cfare policie kemi,e vertetoi edhe rasti i droges se “zbuluari”ditet e fundit te Skrapar.Policet kultivonin kanabisin,e ruanin,bile edhe kur ndonje “spiun”njoftonte qendren (e policise),policet njoftonin menjehere kulktivuesit,per te marre masat se bashku,polici fshatare,per te zhdukur gjurmet.Vete policia,i arretoi policet e sa, (pamvaresisht,se si do vijojne me tej me ta).

  13. More njerez, po ne policeve na eshte dhene norme ditore gjobash qe duhet te dorezojme ore ndryshe na qerojne nga puna! Ndaj dhe mjaft kolege jane detyru te merren me kultivim kanabisi se nuk kapin dot normen me gjoba. Pse, si e bleu ai ish-ministri yne Lleshaj ate makinen e tij 100 000 Euro me morrat e marrokes qe ka te shpia?

  14. Zagani e dinte qe po i vinte fundi dhe sajoi kete histori per azil politik. Ju bashku shefit te Pogradecit, Tufes (antikomunisti i moth) ne emigrim. Nuk eshte as i pari e as do jete i fundit.
    Tahiri u shkarkua nga funksionet partiake dhe qeveritare, hetua nga antimafia italiane dhe nuk pati te dhena qe mund ta fajesonin ne gjyq. U denua me vone nga gjykata shqiptare.

    Lapsi qe deri dje thoshte qe Rama e shiti Tahirin, tani del e thote qe Rama shpetoi Habilajn. Per te qesh e per te qa. Edhe kurvat jevga kane me shume dinjitet se Bushati & Co

  15. Saje qorri shiti Audin e tij te Habilaj. Pastaj familjarisht e perdori ate makine (ka dokumente qe vertetojne hyrje-daljet e tij me te), Dhe thoshte se nuk i njihte, nderkohe qe kishte marre dhe dhurata prej tyre.
    Dhe pra ky eshte dinjiteti i “ministrit me te suksesshem” te kurves Rama.
    Nje Minister i Brendeshem qe denohet “me pune ne komunitet” se ka bashkepunuar me trafikante droge!
    Nje Minister i Brendeshem qe diten rrinte ne tryezen e qeverise Rama kurse naten ne krevatin e Habilajve.
    Ky eshte dinjiteti i rilindjoteve!

  16. Ky eshte polic qe infiltrohet ne banda kriminale duke vene ne rrezik jeten e tij dhe te familjes jo si ata bythqirat e Shqiponjes qe te qellojne mbrapa shpine dhe si ke per gje tjeter vec per te kap cerrat e lagjes qe pine hashash te cepi pallatit.Te ishte kriminel sic thote Rama do ta kishte sjelle interpoli per veshi ketu dhe kerkesa per azil nuk do pranohej fare.25 Prilli po afron tik tak tik tak.

  17. Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka:
    JEZUSIN E KRISHTIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *