• |
ide | kryesore

BIRN: 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e kalojnë testin e pasurisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se 18 nga 27 anëtarët e kabinetit të kryeministrit Edi Rama nga viti 2013 deri në vitin 2018, kanë probleme me justifikimin e pasurisë në të paktën një vit të karrierës së tyre si shërbyes publikë.

Në shtator 2018, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj një propozimi të Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës për të instaluar një proces të hetimit të pasurisë së paligjshme dhe lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar – e ngjashme me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se pastrimi i drejtësisë ishte garancia më e mirë që korrupsioni në nivele të larta të hetohej.

“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë,” shkruajti Rama në rrjetin social Twitter.

Me 25 prill, shqiptarët pritet t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare, ku mazhoranca e udhëhequr nga Rama po kërkon një mandat të tretë qeverisës – një ambicie e parealizuar për të gjithë paraardhësit e tij në historinë pluraliste të shtetit shqiptar.

Megjithatë, të dhënat e analizuara nga BIRN nga deklarimet vjetore të pasurisë së anëtarëve të Këshillit të Ministrave nga viti 2013 deri në vitin 2018 tregojnë se 67% e anëtarëve që u bënë pjesë e kabineteve qeveritare – përfshirë kryeministrin, nuk e justifikojnë me deklarimet e tyre shtimin e pasurisë familjare në të paktën një vit gjatë karrierës politike.

Deklaratat e ministrave u analizuan me ndihmën e tre ekspertëve financiarë, të cilët i kategorizuan dhe i hodhën në një databazë të dhënat e siguruara nga deklaratat e pasurisë. Informacioni u analizua duke përdorur metodën e kontrollit aritmetik-logjik; një prej formave të përdorura nga ILDKPKI gjatë verifikimit të pasurisë së zyrtarëve publikë.

Kontrolli aritmetik-logjik tregon sa është pasuria e shtuar brenda një deklarimi periodik, e cila nuk është e justifikuar me burimet financiare të deklaruara në të njëjtin vit. Ky kontroll shpjegon nëse paratë që politikani deklaron se ka përfituar përputhen me asetet dhe paratë e shpenzuara prej tij.

Mospërputhjet mes të ardhurave në hyrje dhe shpenzimeve të kryera nuk janë domosdoshmërisht të paligjshme. Megjithatë, këto mospërputhje ngrenë “flamuj të kuq”, që normalisht kërkojnë verifikime dhe kontrolle nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Përveç mungesës së burimeve financiare të konstatuara nga kontrolli aritmetik logjik, analiza e aseteve, e detyrimeve, të ardhurat dhe shpenzimet e 27 anëtarëve të kabinetit qeveritar zbulon një seri të gjatë ‘flamujsh të kuq’, përfshirë të ardhura nga qiratë dhe bizneset, aksionet në shoqëri private, fitime nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe e automjeteve, detyrime të larta ndaj shoqërive të ndërtimit si dhe huamarrjet.

E pyetur nga BIRN mbi verifikimet e ministrave të kabinetit të qeverisë ‘Rama’, ILKDPKI tha në një përgjigje me shkrim se nuk kishte konstatuar shkelje në kontrollet e kryera për deklarimin e pasurisë nga ministrat e qeverisë të udhëhequr nga Partia Socialiste që nga viti 2013.

“Ndaj subjekteve të përcaktuar në kërkesën tuaj nuk janë marrë masa administrative me ‘gjobë’, si dhe nuk është paraqitur kallëzim penal pranë organeve të prokurorisë,” deklaroi ILDKPKI.

Pasuri të pajustifikuara

Vlera akumulative në lekë për secilën nënkategori asetesh.

Sipas raportit vjetor të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, nga viti 2014 deri në vitin 2019 janë ndëshkuar me gjobë 1726 zyrtarë publikë për refuzim të deklarimeve apo për çështje të konfliktit të interesave.

Gjatë së njëjtës periudhë, ILDKPKI ka referuar pranë Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe Policisë së Shtetit 430 subjekte – listë në të cilët janë përfshirë deputetë, kryetarë bashkie dhe drejtorë drejtorie, si dhe janë  paraqitur në total 115 raste kallëzimesh penale dhe referime të tjera.

Lista e masave administrative dhe kallëzimeve penale nuk përfshin asnjë anëtar të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një kërkese të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, BIRN mori nga ILDKPKI kopje të 279 deklaratave periodike vjetore të bëra gjatë viteve 2013-2018 nga ministrat dhe kryeministri Edi Rama.  Pjesë e analizës u bënë 16 anëtarët të kabinetit qeveritar në vitet 2018-2019 dhe 11 ish-ministra.

Duke përjashtuar vitin e parë të deklarimit për secilin prej tyre, 252 deklarata iu nënshtruan metodës së kontrollit aritmetik-logjik. Analiza e të dhënave tregon se 39 nga 252 deklaratat e plotësuara nga ministrat dhe kryeministri përgjatë viteve 2013-2018 dështuan të kalojnë kontrollin aritmetik dhe logjik. Deklaratat me probleme zënë 15.5 % të totalit të analizuar.

Pasuria e pajustifikuar, sipas kontrollit aritmetik-logjik të deklaratave të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI kap vlerën e 398.8 milionë lekëve ose 83% të aseteve totale neto të kabinetit.

Nga numri i përgjithshëm i ministrave dhe ish-ministrave që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, 18 prej tyre rezultuan me pasuri të pajustifikuar në të paktën një vit të deklarimit të pasurive, ndërsa 9 anëtarë të kabinetit qeveritar rezultuan pa probleme.

Nga 18 ministrat që rezultuan me deklarata me probleme, gjashtë kanë 1 deklaratë me pasuri të pajustifikuar, nëntë kanë 2-3 deklarata dhe tre kanë 4-5 deklarata me probleme.

Pasuria e kabinetit u trefishua

Vlera në lekë e detyrimeve

Të dhënat e deklaratave të pasurisë të analizuara nga BIRN tregojnë se përpara marrjes së funksionit, pasuria totale bruto familjare e 27 anëtarëve të kabinetit qeveritar ishte 563.1 milionë lekë.

Deri në vitin 2018, kjo pasuri u rrit me 2.65 herë duke kapur një vlerë prej 1.49 miliardë lekë, për një shtesë totale prej 928.4 milionë lekë ose shtesë mesatare për anëtar prej 34 milionë lekësh.

Vlerën më të madhe në asetet e anëtarëve të kabinetit të qeverisë ‘Rama’ e zënë pasuritë e paluajtshme në shifrën e 745.4 milionë lekëve ose 50% të totalit, të ndjekura nga likujditetet bankare me vlerë 520 milionë lekë ose 34.9 % të totalit.

Zërat e tjerë si automjete, para cash, huadhënia apo pjesë në kapital/aksione zënë në total rreth 15% të aseteve. Nga viti 2013 deri në viti 2018, kategoria e aseteve që ka regjistruar normën me të lartë të rritjes është huadhënia, e cila u 80-fishua nga 300 mijë lekë në 24 milionë lekë.

Rreth 26% e pasurisë së deklaruar ka si burim krijimi detyrimet financiare në një vlerë totale prej 392.8 milionë lekësh. Nga kjo shumë, 63.7% janë kredi bankare, 25.9% ose 101.8 milionë lekë janë detyrime ndaj kompanive të ndërtimit dhe 9.3% ose 36.6 milionë lekë janë huamarrje.

Tregtarë të suksesshëm makinash

Të ardhurat sipas kategorive në lekë

Në fund të tetorit 2019, kryeministri Edi Rama postoi një video me titullin: ‘Me timon pa timon shoferi jon osht kampion,’ ku ai bënte xhiro në një makinë pa shofer në një pistë të mbyllur për të ilustruar kapacitet e teknologjisë 5G të kompanisë Vodafone.

“Kur thosha që do vijë dita që makinat të ecin vetë dhe s’kam nevojë të marr patentën nuk më besonte njeri,” komenton Rama gjatë videos.

Fakti që kryeministri shqiptar nuk i jep makinës është i njohur. Ndryshe qëndron e vërteta për anëtarët e tjerë të kabinetit të tij, të cilët jo vetëm kanë patentë, por janë dhe tregtarë të zotë në shitblerjen e automjeteve.

Analiza e të ardhurave të 27 anëtarëve të kabinetit “Rama” tregon se nga viti 2013 deri në vitin 2018, ata përfituan në total 5.2 milionë lekë nga shitblerja e automjeteve, edhe pse pasuritë e luajtshme janë asete të amortizueshme. Nga 33 raste të deklarimit të shitjes së automjeteve nga ministrat e kabinetit qeveritar, rezulton se në 36% të rasteve, shitja është realizuar me fitim.

Sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, 27 anëtarët e Këshillit të Ministrave nga vitit 2013 deri në vitin 2018 regjistruan të ardhura totale me vlerë 1.5 miliardë lekë, nga të cilat 62.6% e të cilave ose 956.7 milionë lekë, vijnë si rrjedhojë e pagës së bashkëshortëve dhe pagës së subjekteve si pasojë e funksionit.

Ndërkohë, 125.6 milionë lekë ose 8.2 % e totalit janë të ardhura nga biznesi, 69.5 milionë lekë janë të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme, 108.9 milionë lekë janë të ardhura nga qiratë, 8.8 milionë nga mësimdhënia dhe 1.8 milionë lekë janë dhurata në cash.

Në total, shpenzimet e kabinetit gjatë së njëjtës periudhë kapin vlerën 255.2 milionë lekë, ku 68.8 % ka shkuar për pagesën e kësteve të kredisë, 21.9 % pagesa ndaj shoqërive të ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër përfshin shpenzime shkollimi dhe këste huaje.

 

 

 



12 Comments

  1. 2/3 ?????????????????????????????????????????????
    Hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa……………………..
    O ju qifsha birnin dhe birin e kurves qe ju ka bere ju .
    Po me thoni nje te vetem qe e kalon tesitn e pasurise dhe do beje harakiri ne po ate sekond
    Pse mundoheni te hidhni qumesht ne nje ene me bloze????????
    Keta jane te gjithe pa perjashitm megamegamega………..mega te superkorruptuar

  2. SA QESHARAK QE JENI . MENDONI SE JU BESON KUSH? KETU EDHE NJE ROJE PORTE NUK TE LE TE HYSHE PO NUK I DHE DY MIJELEKSHIN DHE JO ME NJE MINISTER .

  3. Po te pakten te jepnin emrat e atyre qe kane dale te paster se edhe keshtu t’i futesh te gjithe ne te njetin thes sikur nuk shkon….

    1. Te paster jane vetem ata hallexhinjte qe mbledhin plehra …. ne kete mes. Ministrat pa perjashtim jane MILIONERE. Vetem shiko oret, kepucet e kostume qe jane miliona se spo flas per cash qe i kane neper kasaforta ne shtepi apo parajsa fiskale.

    2. MUND TE JESH PARTIAK DHE ESHTE E DREJTA JOTE , POR NUK MUND TE JESH MIOP .
      BILES EDHE I VERBERI I SHIKON SUPERSKANDALET DHE PASURINE E KETYRE DERRAVE .

      1. Nuk i nxorra une pa probleme, po vete investigimi thote qe 1/3 kane dale pa probleme…cfare lidhje partiaku ketu….

  4. Ky investigim eshte fyerje inteligjence edhe per ate qe e ka IQ-ne me te vogel se 50 .
    Nese do me gjenit nje minister , nje te vetem , te pakorruptuar , jo vetem sot por edhe ata te kaluarit , atehere une do ulerija me te madhe se jemi vendi me korrupsionin me te paperfillshem ne rruzullin toksor . Ketu nuk eshte problemi i korrupsionit , sepse kudo dhe kushdo qe ka ne dore diçka do ta favorizonte vetveten . Te kesh nje dore te zhytur ne nje qyp me mjalt dhe te mos lepish gishtin eshte pothuajse e pamundur , aq me e pamundur behet kur ti je edhe i pangrene . Prandaj nuk fajsoj kerkend nese do lepinte gishterinjt , se kete po e benim edhe hallall , ketu perveç te gjithe mjaltit grabitet edhe qypi . Por ajo qe me bene me shume pershtypje tek keto hijena nuk eshte vjedhja , nuk eshte grabitja , nuk eshte pangopsia por eshte ajo ndjenja e sigurise se nuk kane per te pesuar asgje dhe nuk kane as friken me te vogel se do ta pesojne nje dite . Kush i bene kaq trima keta barkshpuar?

    1. Pergjigje: Drejtesia e “Re”/SPAKU. Vertet, mire qe vjedhin, por keta kane dhe guximin dhe paturpesine te tallin edhe trapin me miletin. Dhe kjo siguri ju vjen sepse jane te sigurte se “nuk ju hyn ferre ne kembe” nga drejtesia qe ata e krijuan si te ishte Departament Rilindje.

      1. Jo , jo zoteri nuk eshte SPAK-u . Je ti , jam une , jemi te gjithe ne se bashku qe kemi ulur koken dhe i jemi nenshtruar diktatit te nje pakice te paperfillshme , te pangopshme dhe te papergjegjshme . Mosndergjegjesimi dhe mosveprimi jone i bene ata trima . Tung

  5. HAHAHAHAHAAA ,,,,, ME VJEN PER TE QESHUR KUR E LEXOJ .
    KY ESHTE SHKRIM PER TJU HEDH TRUTE E GOMARIT
    KESAJ I THONE NE NJE BORFELLHANE , DISA PREJ KURVAT QE KANE MINIMALISHT 10 VJET PUNE JANE AKOMA TE VIRGJERA …………HAHAHAHHAAAAAAAAAAAAAAAA…………………….

  6. Kjo eshte dhe arsyeja pse Shqipëria #buzeqesh ,se shqiptaret nuk kane cfare te bejne tjeter, qeshin me veten e tyre se ku kane arritur nen kujdesin e vete liderit global, kardash per turqin, palikari per greqin dhe KARIzmatiku per ne populin shqiptare. Pra na vjedhi na rrahin na genjejn hane biftek te nustreti dhe tallin bythen me sloganin shqiperia#buzqesh, lum si ne se mund tw thoshin dhe shqiperia hedh valle , por kur ke barkun bosh ama???

  7. Pa harruar vjehrrin dhe kunatin, qe gjithmone cuditerisht kane para cash, kane biznese fitimprurese, por jane edhe njerez shume te dashur. Mund ti japin “borxh” dhendrit apo kunatit te vet dhe nuk ia kerkojne me. Pa harruar aftesite menaxheriale Real Estate te ministrave tane. Arrijne te blejne nje truall ne mes te Tiranes me 1 euro/m2.
    Rrezik Nusreti i ka dhene leke te darkojne te restoranti i tij, thjesht per marketing.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *