• |
ide | kryesore

‘Covid i ri’ bën namin në Premier League: rekord pozitivësh, 36 në vetëm një javë

-Instant, Sport



Anglia vazhdon të goditet fuqishëm nga koronavirusi dhe Premier League gjithashtu vuan pasojat e pandemisë. Në një javë, nga 4 deri më 10 janar, janë kryer dy valë testesh tek 2,593 lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik. Rezultatet pozitive të shfaqura ishin 36, numri më i lartë që nga fillimi i sezonit 2020-2021. Vatra më e madhe e infektimit duket se është Aston Villa me 14 raste.

Varianti anglez, më agresiv dhe ngjitës, po gjunjëzon të gjithë vendin, prej ditësh mbi pragun e 50 mijë rasteve të reja në 24 orë. Spitalet në Londër janë afër kolapsit, por Premier nuk ndalet dhe vazhdon, duke përshtatur kalendarin sipas nevojave. Pavarësisht nga mijëra vdekje të përditshme dhe rritja e infeksioneve edhe në qendrat e ekipeve, shfaqja duhet të vazhdojë. Për momentin skuadra më e dëmtuar është Aston Villa, ndërsa ditët e fundit steriliteti i qendrës (flluska) e Manchester City është thyer, me disa lojtarë dhe anëtarë të stafit që rezultuan pozitivë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *