• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Si u masakruan shqiptarët në mes të Athinës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në qendër të Athinës ku një shqiptar humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën. Mes të plagosurve është edhe djali i viktimës që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fillimisht ai u konsiderua i vdekur, por mjekët thanë se kishte pasur shenja jete sapo u fut në ambulancë. Sipas dëshmitarëve sherri filloi në rrugë për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare.

Pas fjalëve të rënda mes tyre vendin e zunë armët. Autorët kanë qenë 4 ose 5 persona. Sapo u nxorën armët babai ka tentuar të mbrojë djemtë e tij duke i futur ata në një lokal, por autorët kanë qëlluar me breshëri armësh duke i marrë atij jetën dhe duke plagosur 3 të tjerë.

Përveç djalit të viktimës i plagosur ka mbetur edhe një nga kamerierët e lokalit. Autorët e krimit u larguan më pas me një makinë. Policia tha se është vënë në kërkim të saj. Hetuesit morën dëshmitë e personave të pranishëm dhe të të afërmve të viktimave. Ndërkohë po sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë. Mediat greke thonë se dyshohet për një larje hesapesh mes grupeve kriminale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *