• |
ide | kryesore

Dialog në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Turqisë: Mos bëni burrin e mirë! Datën e negociatave e cakton Këshilli Evropian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është përgjigjur ftesës së ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavosoglu për të rinisur bisedimet në Tiranë. Në një konferencë që mori pjesë në Lisbonë, Mitsotakis tha se Greqia dhe Turqia të vetmen çështje kryesore që do të diskutojnë mes tyre në të ardhmen është ndarja e kufirit detar.

Ai i drejtoi një mesazh të qartë Turqisë duke thënë “Nuk mund të vazhdojnë të bëjnë burrin e mirë, dhe të gjejnë një datë për rinisjen e dialogut”.

Mitsotakis sqaroi se Greqia do të marrë pjesë në bisedime, kur data e vendosur të përputhet me vendimet e Këshillit Evropian, pa dhënë përgjigjie të qartë nëse ministri grek, Nikos Dendias do të vijë në Tiranë pas ftesës së ministrit turk.

I pyetur për deklaratën e ministrit turk, se Ankaraja është gati të nisë dialogun në Janar, ai tha se “është pozitive që Turqia shprehet se është gati të nisë procesin”.



1 Comment

  1. Mania e Rames per t’u bere lider global. Me sa duket kjo eshte arsyeja e leshimeve qe i behen Greqise per zgjerimin me 12 milje. E thene ndryshe, te krijohet ideja e nje lideri qe vendos paqe ne Ballkan dhe nderkohe te mbyllen syte dhe veshet para vjedhjes se votave qe po pergatitet per me dt. 25 prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *