• |
ide | kryesore

Don Phenom thumbon Gjikon, Ledrin dhe Capital T

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk e dimë ç’ka ndodhur më herët mes djemve, por Don Phenom sapo hoqi papritur nga lista e ndjekësve reperët Ledri, Gjiko dhe Capital T.Madje, ai mori vëmendjen me postimin e fundit në InstaStory, ku shprehej se i kishte hequr nga lista e ndjekësve dhe do t’i hiqte maskat publikisht.Don Phenom i quante djemtë “hejtera” të cilët nuk e kishin mbështetur në projekte, por lë të kuptohet se ka diçka më shumë se kaq me ta.Ai tha se këta reperë i dhurojnë respekt para fytyrës por e bëjnë këtë vetëm për interes.

“Shumë prej juve ju kom hek prej friends list në Instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftëse doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do t`ua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej juve ju kom degjeneru, e dini shumë mirë. U riktheva”- ishin fjalët e Don Phenom në InstaStory.

Po t’i hedhësh një sy listës së ndjekësve të djemve, Ledri, Kapo dhe Gjiko vazhdojnë ta ndjekin Don Phenom, por ai jo më.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *