• |
ide | kryesore

“Eriksen, shumë i mirë për ta merituar këtë”: trajneri i Danimarkës kritikon ashpër Conten

-Instant, Sport



Në një intervistë të dhënë për të përditshmen ‘Ekstra Bladet’, trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand foli për situatën e vështirë tek Interin për Eriksen. “Christian me të vërtetë ka luajtur shumë pak në vitin 2020. Është vërtetë humbje cilësie ta shohësh atë ulur kaq shumë në stol. Ai është shumë i mirë për ta merituar këtë.” Për mundësinë e largimit nga Interi: “Jam i bindur që ai do të marrë vendimet e duhura për të mirën e karrierës së tij”.

Prezenca e lojtarit më të fortë dhe më të talentuar danez në Kampionatin Evropian në qershor nuk është në dyshim, por trajneri nuk fsheh shqetësimin për kohën e shkurtër në fushë të lejuar nga Conte. “Unë nuk jam aq i shqetësuar për lojtarët më të mirë,” shtoi ai. “Por nëse arsyeton në optikën e një kohe të gjatë, mund të jetë shqetësuese për sa i përket ritmit të ndeshjes. As Christian dhe as të tjerët nuk mund të performojnë në nivelin e tyre më të lartë nëse nuk kanë ritmin e duhur të ndeshjes”. Fjalë që do t’i bëjnë zhurmë në veshët e Antonio Conte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *