• |
ide | kryesore

Fansat aludojnë se dy këngë të Taylor Swift thumbojnë Karlie Kloss

-Instant, Paparazzi, Slider



Thashethemet e një marrëdhënieje të komplikuar mes Taylor Swift dhe Karlie Kloss kanë qenë të pranishme prej kohësh dhe së fundmi.

Në këngën “it’s time to go” (koha për të shkuar), Swift flet për një shoqe që nuk ishte ajo që dukej, por ishte një mashtruese që u zbulua. Përpos kësaj, në këngën “right where you left me” (atje ku më le), Taylor këndon “miqtë ndahen, miqtë martohen”.

Pas aludimeve, Taylor iu drejtua Instagramit për të thënë:“‘right where you left me’ është një këngë për një vajzë e cila qëndroi gjithmonë në të njëjtin vend ku iu thye zemra, plotësisht e ngrirë në kohë. ‘it’s time to go’ ka të bëjë me të dëgjuarit të vetes kur të thotë se është koha të largohesh.”

Karlie dhe Taylor ishin pothuajse të pandashme. Madje ishin aq shumë shoqe, sa disa njerëz mendonin se ishin më shumë se shoqe, gjë që u mohua prej tyre. Thashethemet e para se Karlie dhe Taylor nuk kishin më të njëjtin raport nisën në vitin 2016. Një vit më vonë, në klipin e këngës “Look What You Made Me Do”, Taylor vendosi në bluzë emra të miqve të ngushtë: Gigi Hadid, Selena Gomez, Blake Lively, Ryan Reynolds dhe shumë të tjerë. Emri i Karlie-t mungonte.

Në janar të vitit 2018, Karlie postoi një foto me mbishkrim “Swish Swish”, një titull kënge i Katy Perry-t, i spekuluar si këngë diss për Taylor asokohe. Në mars të vitit 2018, Karlie postoi një foto nga turneu i Taylor, “Reputation”, gjë që i bëri njerëzit të mendojnë se janë ende shoqe. Megjithatë Taylor mungoi në dasmën e Karlie-t në tetor të vitit 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *