• |
ide | kryesore

Futbollisti më i vjetër i historisë rinovon: Miura do të luajë 54 vjeç dhe kërkon një rekord

-Instant, Sport



Në moshën 54 vjeç, lojtari japonez i J-League Kazuyoshi Miura ka zgjatur kontratën e tij për të luajtur në atë që do të jetë efektivisht viti i tij i 36-të radhazi si një futbollist profesionist. Yokohama FC në fakt ka njoftuar se ‘King Kazu’ – si njihet në mabjentin futbollistik japonezi që ka luajtur edhe në Serie A – do të luajë një tjetër vit në kategorinë më të lartë japoneze, ku e ka vendosur tashmë rekordin për lojtarin më të moshuar në sezonin sapo përfundoi, në moshën 53 vjeç, 6 muaj dhe 28 ditë shtatorin e kaluar, duke luajtur ndeshjen e parë, nga katër të zhvilluara gjatë kampionatit “.

Sipas traditës, Miura – që do të veshë fanellën me numrin 11 – nënshkroi kontratën në 11:11 të mëngjesit të 11 janarit. “Aspiratat e mia dhe pasioni im për futbollin janë gjithnjë të mëdha,” tha Miura, duke shtuar se ai synon të rrisë kontributin e tij duke marrë pjesë në më shumë ndeshje në kampionatin e ardhshëm.

Fokusi tani do të zhvendoset në rekordin e ardhshëm që do të ketë të bëjë me golin e shënuar nga lojtari më i vjetër në J-League, i cili aktualisht i takon Brazilian Zico, i shënuar në moshën 41 vjec dhe 3 muaj kur ai luajti në ekipin e Kashima Antlers në 1994. Miura do të mbushë 54 vjeç më 26 shkurt dhe në moshën e tij është futbollisti më i vjetër në historinë e futbollit profesionist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *