• |
ide | kryesore

Greqia e ka me ngut, nesër shqyrtohet në Parlament zgjerimi në Detin Jon me 12 milje: Vendim historik, ndodh për herë të parë që nga viti 1947

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria greke ka dorëzuar zyrtarisht në Parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon. Lajmin e konfirmon zyrtarisht zëdhënësi i qeverisë, Kristos Tarantilis, i cili thekson se ky projektligj do të shqyrtohet nesër në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Mbrojtjen.

“Ky është një vendim historik i Greqisë, që zgjeron territorin e saj për herë të parë që nga viti 1947”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, duke shtuar se neni 1, pika 2 e projektligjit nënvizon se Greqia rezervon të drejtën për ushtrimin e të drejtave të tij në pjesën tjetër të territorit.

Ky veprim i palës greke ka shkaktuar një debat shumë të madh edhe në Shqipëri, në një kohë kur të dy vendet do të shkojnë në Gjykatën e Hagës për mosmarrëveshjen mbi cështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe sheflit kontinental në Detin Jon. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur disa herë se Greqisë e drejta për t’u zgjeruar i buron nga Konventa e Detit, të drejtë që sipas tij deri më tani nuk e ka ushtruar ende. Por opozita akuzon Ramën se është duke falur territor në këmbim të favoreve të tjera nga Athina, sidomos tani në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Janë shpenzimet marramendëse që bën për luksin e tij dhe për propagandën, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Siç e shikoni trupi i shoqërimit, eskorta dhe mjetet luksoze që “vrapojnë” drejt Shkodrës, ku më parë në vendin ku do të zbresë Luli ka shkuar një grup tjetër xhirmi dhe mjetet e veturat e tjera luksoze që e presin në takimin që do të zhvillojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *