• |
ide | kryesore

I pyetur për transportin, Rama ironizon: Vaksina do të vijë qoftë me kuaj apo mushka

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vaksinimin kundër koronavirusit, që nis këtë pasdite në Shqipëri. I pyetur nga gazetarët se sa i ka kushtuar Shqipërisë vaksina Pfizer, Rama u shpreh se çmimi është unik dhe kompania nuk e negocion këtë me asnjë vend.

Ndërkohë, i pyetur se kush e siguroi transportin e vaksinës, Rama u përgjigj me ironi, duke thënë se vaksina do të vijë këtu, me çfarëdo qoftë, me kuaj, mushka apo varka.

“O Zot! Vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet, nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. Është çmim unik dhe është konfidencial. Për një periudhë 2-3 mujore vaksinimi do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë. Transportin me kuaj, me mushka, me varka, me çfarëdo që të jetë vaksina do të vijë këtu. Keni parë ju ndonjë kompani që merr përsipër transportin?”, u shpreh Rama.

Manastirliu: Vaksinimi i popullatës në përqindje të caktuar lidhet me kapacitetet e vendit dhe me produktin që vjen. Brenda muajve ne do të vijojmë me grupet prioritare, mjekët, të moshuarit dhe më tej gjithë popullata. Nga lloji i vaksinës përcaktohet edhe modeli. Sot jemi me vaksinën Pfizer. Kjo është një ditë e madhe për të gjithë ne. Sot fillon një erë e re në kontrollin e pandemisë. Përpjekjet tona do të jenë maksimale që procesi i vaksinimit të vijojë, duke garantuar siguri në të gjithë procesin e administrimit të vaksinës. Janë bërë një sërë përgatitjesh, duke filluar nga ekipet që do të vaksinojnë, deri tek elementet e sigurisë të vaksinës. Vaksinat aktualisht janë të ruajtura sipas temperaturave që kërkohen, pra në temperaturë minus 70 gradë. Do vijojmë të zgjerojmë kapacitetet për këtë vaksinë. Nuk do të kemi vetëm në Tiranë vaksinim, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.



5 Comments

  1. Ca Kryeministri jo serioz. Ska qejf ti bejne pyetje fare , bezdiset shume dhe e fillon me ” oh zot”. Ore zoteri mund te dish ti por je i detyruar dhe ke pergjegjesine ti pergjigjesh e jesh transparent me njerezit. Ca fodulli rob qe eshte. Delirant i skajshem.Thefsh qafen sa me shpejt o robqir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *