• |
ide | kryesore

Juventus humbet edhe dy lojtarë të tjerë: Dybala e McKennie rrezikojnë Interin

-Instant, Sport



Juventus i Andrea Pirlos vazhdon të humbasë lojtarë: pas rasteve të Covid-19 Alex Sandro, Cuadrado e De Ligt, bardhezinjtë tani duhet të merren me dëmtimet që detyruan McKennie dhe Dybala të largoheshin herët në ndeshjen kundër Sassuolos. Të dy në fakt u zëvendësuan gjatë pjesës së parë, me sulmuesin argjentinas që u dorëzua pas një dhimbje të fortë në gjurin e majtë (trauma kontuzive me dyshimin e përfshirjes edhe të kolateralit të brendshëm), ndërsa mesfushori amerikan u ndal nga një problem muskular (që në ditët e fundit ai kishte shprehur disa shqetësime). Dy probleme të rëndësishme (dhe shqetësuese) në funksion të ndeshjes së të dielës së ardhshme në San Siro kundër Inter të ish-it Antonio Conte.

Dybala dhe McKennie duhet të presin për testet diagnostike që do të kryhen këtë javë, por sigurisht prania e tyre kundër zikaltërëve është në dyshim të forte, edhe pse pas ndeshjes Andrea Pirlo shpjegoi se për të dy ekziston një optimizëm i kujdesshëm, në kuptimin që nuk duket se kanë dëmtime serioze. Gjithësesi, afërsia kohore me ndeshjen e San Siro peshon shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *