• |
ide | kryesore

Kritika për veshjen e Kamala Harris në kopertinën e Vogue

-Instant, Paparazzi, Slider



Në më pak se dy javë, Kamala Harris, do të hyjë në histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe zëvendës presidentja e parë femër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të shënuar këtë arritje të madhe, “Vogue” ka realizuar një kopertinë me zëvendës presidenten që do të publikohet e plotë në muajin shkurt. Mirëpo pa u bërë ende mirë publike, kopertina është shoqëruar me kritika të shumta për shkak të fotografive.

Sipas përdoruesve të rrjeteve sociale drita dhe veshja e Kamala-s nuk reflektonin aspak pozicionin e fuqishëm që ajo do të ketë së shpejti. Në njërën prej imazheve, Harris shfaqet e veshur me një kostum të zi dhe atlete “converse”, që duket se nuk janë pritur fare mirë nga publiku.

Një burim ka treguar se këto foto nuk janë pritur mirë as nga stafi presidencial. “Ekipi i Harris dhe Vogue kishin rënë dakord se kostumi blu me sfond të artë do të ishte fotografia e kopertinës. Pa i thënë ekipit të Harris, Vogue e ndryshoi atë në foton rozë, për të cilën ekipi i zëvendës Presidentes nuk ishte dakord.”, tha burimi.

Nga ana tjetër “Vogue” është shprehur se ka përdorur foton me atlete për kopertinë, pasi duket më origjinale dhe e afërt me publikun, diçka që e ka dalluar që në fillim administratën Biden-Harris.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *