• |
ide | kryesore

Larguan Hebaj për Plakun: zbulohet lëvizja e Teutës

-Instant, Sport



Vetëm 24 orë pas largimit të Rubin Hebajt, që zyrtarizoi divorcin me Teutën, klubi durrsak ka bërë lëvizjen e paralajmëruar edhe nga presidenti Hysenbelliu përpara takimit me Vllazninë. Sebino Plaku është zyrtarisht një lojtar i durrsakëve, duke lënë kështu Kastriotin për të veshur fanellën blu.

Ajo që e ka bërë Teutën të heqë dorë nga Hebaj ka qenë ngjashmëria e sulmuesit shkodran në lojë me Blerim Krasniqin, duk e kthyer në një stafetë prezencën në fushë. Po ti shtosh këtu edhe efikasitetin e munguar para portës e pagën e lartë, atëherë zgjidhja ka qenë e thjeshtë për tu bërë. Plaku garanton më shumë thellësi dhe goditje të portës, gjë që do ti bëjë punë Martinit në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

NJOFTIMI I TEUTËS
KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Sebino Plaku. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. #Plaku në Durrës vjen nga ekipi i #Kastriotit. Sulmesi do të bashkohet sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Sebino Plakut, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë ⚽️ me fanellën e skuadrës tonë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *