• |
ide | kryesore

Mjeku Tritan Kalo jep këshilla për efektet anësore të vaksinës që i gjeti Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Tritan Kalo ka folur disa orë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID. Në një intervistë për Report Tv ai tha se nuk ka kaluar asnjë efekt anësor dhe se ndihet mirë.

“Të them të drejtën proceset anësore janë më shumë efekte të supozuara. Skam as djegie as dhimbje as temperatura të ulët asnjë shqetësim. Skam asnjë shqetësim”, tha ai.

Megjithëse nuk e di nga vjen vaksina dhe megjithëse nuk ka një institucion që ta certifikojë, mjeku Kalo jep këshilla për efektet e saj dhe thotë se nuk ua sugjeron grave shtatzënë, dhe atyre nën 16-18 vjeç.

“Veteprodhuesi para se të vaksinohesh të ofron një fletë të gjerë të konsensusit. Rrisqet janë të efekteve anësore. Faksina nuk këshillohet nën moshat 16 vjeç si dhe te gratë shtatzëna. Ato që duhet të vaksinohen të parët, punonjësit e shëndetësisë e vetmja gjë është nëse kanë ndonjë efekt anësor, dhimbje koke temperatura. Jo vetëm që të marrin paracetamol por të vënë dhe në dijeni mjeken e familjes se i janë shfaqur këto elementë. Masa e vaksinimit me dy doza niveli i mbrojtjes arrin në ë0-ë5%”, tha ai. 

Rama çpohet i pari, misteri për vaksinën mbetet

Me fillimin e vaksinës Kalo thotë se ky është fillimi i fundit të pandemisë, ndërsa shton se vera do të jetë e qetë.

Jam shprehur dhe ne prononcimi të mëprashme. Ajo çka ndodhi me gripit spanjoll ka një kohështrirje midis 18 deri në 24 muaj edhe pa vaksinë. Vera do të jetë e qetë. Tani që kemi dhe vaksinë, nëpërmjet vaksinimit që krijon imuniteti do arrijmë në një pikë që virusi ta ketë të pamundur të depërtojë. Në këtë periudhë ka shumë protagonizëm dhe gjithollogji dhe ka krijuar konfuzion të popullatës, kjo është arsyeja pse jam tërhequr në front të 2. Ky është fillimi i fundit të pandemisë, fillimi i vaksinimit. Mos hezitoni të vaksinoheni kur të vijë dita”, tha Kalo.

Ai ishte një nga mjekët e parë që u bë pjesë e shfaqjes para kamerave për t’u vaksinuar megjithëse nuk ka një institucion që ka certifikuar vaksinimin me dozat që ka sjellë Edi Rama në Tiranë.



6 Comments

  1. Do jete vaksine qe e ngroh ne mikrovale dhe e ftoh ne uje burimi, meqe askushh s’ka asnje efekt nga Udheheqja dhe nga Komiteti!

  2. Ndërsa udhëheqësi thotë që është sekret ,këta binden!!!Posi mundet që mjekët që e bënë vaksinën nuk prononcohen se çfarë vaksine është!!Na sollën “mallin”e diktaturës.Mjekë militantë që i binden njëshit!!!

  3. Kalo: “Megjithëse nuk e di nga vjen vaksina dhe megjithëse nuk ka një institucion që ta certifikojë”

    Hallall per guximin e treguar per zotin te besh nje vkasine qe se di nga vjen….. (kujtojme ketu qe dhe Rusia ka shpikur vaksinen e saj).

  4. Po ka ndonje vaksine qe i sjell ne terezi trute, bejani ketij te shkretit se eshte keq fare.
    Ketyre zarbove, edhe shurren e palloshit tu injektojne, rrofte partis thone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *