• |
ide | kryesore

Negociatat për detin/ Erdogan propozon Ramën, Athina skeptike

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Entuziazëm nga Ankaraja dhe skepticizëm nga Athina lidhur me rolin e ndërmjetësit që mund të luajë Tirana dhe Edi Rama në kontradiktat mes tyre në lidhje me konfliktin për kufijtë detarë. Paraditen e kësaj të hëne ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i përforcoi pretendimet e atyre që këmbëngulnin se vendi ynë do të kishte një rol kyç në bisedimet e paqes: “Unë do të shkoj në Tiranë, me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e jashtëm grek Dendias. Shpresoj që Greqia do të mos e refuzojë këtë dhe bisedimet të rillojnë brenda këtij muaji”, deklaroi shefi i diplomacisë turke.

Lexo më tej:

Kulisat/ Rama, ndërmjetës për pajtimin e Erdoganit me Micotaqis

Në fjalën e tij bënë përshtypje dy detaje. E para se Çavusoglu fliste në emër të një vendi sovran. Pra ai e bënte publik përpara se ta thoshte vetë Tirana ftesën që shteti shqiptar paska bërë për një takim bilateral. Ndërsa e dyta, ai shprehte dëshirën që Greqia të mos e rrefuzonte këtë duke lënë të kuptohet se palët nuk kishin rënë dakord për detajet përpara publikimit të lajmit.

Pra obsionet për sa kohë kishte folur vetëm njëri krah ishin tre: Ose Athina dhe Ankaraja nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, ose ato kanë vënë shtratin e kompromisit, por pala greke e ka të vështirë të të ketë si sfond Tiranën dhe prandaj po e përgatit butësisht opinionin e saj publik, ose në të kundërtën Erdogani po përdor Ramën si kasnec për të treguar se është i gatshëm të gjejë një zgjidhje duke e kaluar topin e përgjegjësisë tek Athina.
Këtyre dilemave nuk i dha përgjigje as pala greke me reagimin që bëri ndaj deklaratave të Çavusoglusë. Me anë të zëdhënësit të ministrisë së jashtme Aleksandros Papaioanu ajo deklaroi se nuk ka marrë një ftesë zyrtare. Dhe më e rëndësishmja ndërsa ministri i jashtëm turk flet për ftesë nga pala shqiptare, Athina e injoron atë dhe përdor në deklarata termin “ftesë nga Turqia”.

Zyrtare/ Ministria e Jashtme greke e mohon: S’kemi asnjë ftesë për takim nga pala turke

“Deri më tani Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Ministria e jashtme turke, në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të kontakteve kërkimore”, u shpreh zëdhënësi Papaioanu. Edhe për datën që ministri jashtëm turk pretendonte të qe në Tiranë brenda këtij muaji duket se ende nuk ka dakordësi. “Turqia nuk mund të vazhdojë të bëjnë burrin e mirë, dhe të gjejnë një datë për rinisjen e dialogut”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas një konferencë që zhvillohej në Lisbonë.

Lexo më tej:

Dialog në Tiranë? Mitsotakis i përgjigjet Turqisë: Mos bëni burrin e mirë! Datën e negociatave e cakton Këshilli Evropian

Pra është ende i paqartë roli që në këtë konflikt do të luajë Tirana dhe personalisht Edi rama të cilin mediat vendase e kanë përshkruar si njeriun që do të ketë sukses në negociatat ku dështuan Makron dhe Merkel.

Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së shelfit të tyre kontinental në mesdhe dhe cështjeve të tjera detare. Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat rreth ishullit Kastelorizio që pretendohen edhe nga Greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Ouuu filluan anal-izat shume profesjonale keta ekspertet e lapsit . Keta jane eksperte te gjeopolitikes , te ekonmise, te sociologjise , te shendetsise , me nje fjale shkurdhaku & bushati jane eksperte per gjithcka.
    Sipas anal-izes te ketyre gjothollogeve i bie qe ne kete histori ka vetem 3 mundesi .
    1) Ose Athina dhe Ankaraja nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët,
    2) Ose ato kanë vënë shtratin e kompromisit, por pala greke e ka të vështirë të të ketë si sfond Tiranën dhe prandaj po e përgatit butësisht opinionin e saj publik,
    3) Ose në të kundërtën Erdogani po përdor Ramën si kasnec për të treguar se është i gatshëm të gjejë një zgjidhje duke e kaluar topin e përgjegjësisë tek Athina.

    Shume te zgjuar jane. Sa me fat qe i kemi keto mendje te ndritura.

  2. Mire e ke ti…?
    Po me keto lloj idiotizmash. Shullaku dhe bushati, kan kapur shume peshq te kjo gazet. Ata mbushin xhepat. Kurse militantet zihen me njeri tjetrin. Se cila parti eshte me mire.
    Kur shullaku dhe bushati, lexojn komentet qe shkruajn njerzit te gazeta e tyre. Ata qeshin me te madhe. U mbush rrjeta plot me peshq.

    1. Po ti, Xhepat plot, cfare rasati peshku je? Une kam pershtypjen se je Krap i kultivuar ne rezervuarin e kooperatives se Cepanit.

  3. PD, e cila dje ngrinte akuza të forta ndaj ish prokurorit, Petrit Fusha, sot djalin e tij do ta ketë aleat dhe pjesë të opozitës kundër qeverisë.

    Kur opozita flet kundër oligarkëve një nga emrat që përmend është kompania Fusha e famshmja e sheshit “Skenderbej” apo ajo që do ndërtonte teatrin.

    Aldi Fusha është nipi i oligarkëve dhe me lidhje të forta me kompaninë Fusha të Shkëlqim Fushës, që e akuzon PD dhe LSI.

    Në publik Petrit Fusha sulmohet, kompanitë e familjarëve të tij akuzohen, por djali i merret dhe i vendoset kandidat për deputet.

  4. po aq dramatik dhe në sulmin ndaj selive pushtetmbajtëse është në çastet e rrëzimit nga pushteti të ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Turmat e ekzaltuara nga dyshja Meta –Berisha sulmuan godinën e parlamentit shqiptar për ta pushtuar atë; duke e ditur se goditja e Llallës do të ishte fillimi i goditjes së aferave të tyre u bënë njëjtë si puçistët e shtatorit 1998, dhe, pas vrullit e mllefit të tyre qëndronte përsëri lideri faktik i opozitës, e cila , pasi nxori në radhët e para mitingashët e çartur dhe të stimuluar, desh të ndizte gjithë vendin, të përmbyste parlamentin, për të ruajtur një kryeprokuror, të cilin, vetëm një sistem drejtësie, si i yni, e lë të livadhisë përmes milionave latifondiste të përfituara edhe nga bashkëpunimi me krimin.

  5. Por, komentuesit i kanë nxjerrë një foto të së dashurës së djalit të tij, Armina Mevlani, e cila pak kohë më parë ka qenë pikërisht në restorantin e Nusretit, madje edhe ka pozuar me këtë të fundit.

    Bashkë me foton është paguar edhe një faturë e majme, që thuhet se i përket pikërisht Arminës, e cila natyrisht nuk është paguar nga ajo, por nga Shkëlzeni

  6. Ore c’po ndodh keshtu!? Deri die duke filluar qe nga Mark Mut Idiot Marku, Shkulkari dhe deri tek Muti i Kristaqit u tallen me lajmin qe Rama do te negocioje midis Turqise dhe Geqise!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *