• |
ide | kryesore

Pas thashethemeve për ndarje Zac Efron fotografohet krah të dashurës

-Instant, Paparazzi, Slider



Zac Efron u bë kryefjala e mediave kur një tjetër Vanessa u fut në jetën e tij (pas Vanessa Hudgens).
Ai kishte nisur një lidhje të re me Vanessa Valladares, e cila për 5 muaj shkoi vaj dhe dyshja u kthye në çiftin më të komentuar në media.

Madje, ata po kërkonin për një shtëpi së bashku në Australi, ku aktori do të jetonte për shkak të partneres së tij.
Gjithçka dukej mirë e bukur, deri në momentin kur dolën zërat se Efron duhet të largohej për angazhimet e tij të punës.

Sipas The Sun, 33-vjeçari ka nisur xhirimet për filmin “Gold” dhe distanca është bërë pengesë për dashurinë e tyre.
Për këtë arsye, u tha se ata kishin vendosur t’i japin fund pa nisur ende bashkëjetesën dhe s’dihej ende nëse mendojnë t’i japin ndonjë shans njëri-tjetrit në të ardhmen.
Mirëpo, duket se lajmet kanë qenë të rreme, pasi Zac dhe partnerja e tij janë më të lumtur se kurrë bashkë.
Ata janë fotografuar duke shijuar rrezet e diellit në Sydney dhe vërtetuan se s’ka pasur asnjë ndarje.
Vanessa dukej mjaft ne formë e veshur me një body të zi. Ata u pane të lumtur teksa bisedonin me njeri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *