• |
ide | kryesore

Përmbyten fushat, moti bllokon kampionatin: KE vendos shtyrjen e rifillimit të Kategorisë së Parë dhe të Dytë

-Instant, Sport



Reshjet e shumta të shiut, me pasojë edhe përmbytje në disa zona, kanë komplikuar planet e Federatës Shqiptare të Futbollit, për rinisjen e kampionatit, duke qenë se është përkeqësuar një infrastrukturë që i kishte treguar edhe më parë limitet e saj.

E për të mos luajtur në pellgje apo mbi baltë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur ditën e sotme shtyrjen e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Vendimi qarkullues i KE-së i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit. Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe klubet do të njoftohen në një moment të dytë në lidhje me rifillimin e aktivitetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *