• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Si rinisën bisedimet mes Greqisë dhe Turqisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme e Greqisë njoftoi mbrëmjen e së hënës se Athina dhe Ankaraja do të ulen në tryezën e bisedimeve më 25 janar.

Në deklaratë thuhet se: “Raundi i parë i bisedimeve paraprake do të zhvillohet në Stamboll më 25 janar 2021”. Gazeta Kathimerini zbulon se nga burimeve diplomatike se ishte pala turke që nisi komunikimin me Athinën.

Ankaraja propozoi që raundi i 61-të i Kontakteve Hulumtuese të zhvillohej në Stamboll në fund të muajit, një ftesë të cilën Athina e pranoi”.

Më herët kryeministri grek Mitsotakis i kërkoi Ankarasë që të specifikojë datën e rinisjes së bisedimeve.

“Pasi të specifikohet data e takimit, Greqia do të hyjë në bisedime dhe shpreh besimin që do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, pra në mars të 2016-ës”, – tha ai gjatë një deklarate të përbashkët me homologun e tij portugez Antonio Costa Lisbonë.

Mitsotakis tha se Athina kërkon një marrëdhënie të frytshme me Ankaranë dhe shprehu besim se 2021 mund të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet dypalëshe.

Edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ftoi sot publikisht Greqinë për bisedime.

Kathimerini shkruan se tanimë duket se ky ngërç është zgjidhur dhe dy vendet do të ulen në tryezën e bisedimeve pas disa vitesh marrëdhënie të tensionuara, të lidhura më së shumti me kërkimet për gaz natyror të Turqisë në Mesdhe. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *