• |
ide | kryesore

Rama: Unë do e bëj vaksinën ndër të parët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ai do të jetë ndër të parët që do të vaksinohet. Kreu i qeverisë ka thënë se ai do ta bëjë vaksinën si përgjigje ndaj gjithë dyshimeve dhe konspiracioneve për efektshmërinë e vaksinës.

Rama tha se nuk do të lejojë që shqiptarët të privohen nga vaksina që mund tu shpëtojë jetën thjesht sepse ka spekulime të ndryshme që qarkullojnë, një ndër to edhe ajo që thotë se vaksina përmban mikroçipa të vendosura nga miliarderi Bill Gates.

“Vaksinimin sigurisht do ta bëjnë ata të cilët janë në vijën e parë. Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin e qartë që vaksina jo vetëm është e sigurtë, por vaksina është arma asgjësuese e këtij armiku të padukshëm dhe për t’iu thënë të gjithëve që dokrrat me çipa e me manipulime të gjeneve e në transformimin e ilirëve në vikingë apo aziatikë janë qesharake”, u shpreh Rama.



3 Comments

  1. Une mendoj qe timonierin duhet ta vaksinojme te parin fare sepse po na u semur me covid nuk kemi tjeter kush te merret me zhgarravitje muresh ne Kryeministri.

  2. Sa shume as 1000 vaksina nuk te paska dhene, edhe keto i ke dhurate nga Vucic, beje i pari qe gjetsh Vdekjen o PLERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *