• |
ide | kryesore

Rinis procesi mësimor në sistemin parauniversitar

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të hënë ka nisur mësimi për sistemin parauniversitar. Pas pushimeve të zgjatura dimërore rreth 480 mijë nxënës do të rifillojnë shkollën. Mësimi do të vijojë i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.

Konkretisht, nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe klasa e 12-ë do ta zhvillojnë mësimin fizikisht, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë të alternuar. Shkolla ishte parashikuar të riniste më 4 janar, por për shkak të situatës së pandemisë, pushimet dimërore u shtynë me një javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *