• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Ministria e Jashtme greke e mohon: S’kemi asnjë ftesë për takim nga pala turke

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Deri më tani Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Ministria e jashtme turke, në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të kontakteve kërkimore”. Kështu është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Aleksandros Papaioanu.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave për këtë cështje, ai shtoi se Greqia ka shprehur gatishmërinë e saj për t’ju përgjigjur një ftese të palës turke, në bazë të ligjit ndërkombëtar, lidhur me caktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe shelfit kontinental.

Reagimet e palës greke vijnë pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm turk, Cavusoglu, i cili i bëri ftesë Athinës zyrtare që të nisin bisedimet brenda janarit. Raundi i fundit i bisedimeve mes dy vendeve u zhvillua në vitin 2016 në Athinë.

Kreu i diplomacisë turke sot kishte theksuar gjithashtu se ishte i angazhuar që të ndërtonte një dialog me homologun e tij Nikos Dendias dhe se Tirana shihej si vendi i një takimi të parë të mundshëm mes tyre. Cavushoglu tha se kishte marrë ftesë prej Edi Ramës që takimi mes dy ministrave të zhvillohej në Tiranë. Turqia dhe Greqia janë në një konflikt që zgjat për dekada me radhë përsa i përket ndarjes së kufirit të tyre detar në Mesdhe e sidomos për Zonën Ekskluzive Ekonomike, ku ka rezerva të shumta nafte e gazi natyror.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *