• |
ide | kryesore

Arena e cirkut me vaksinën

2, Arkiva, Ide

Në të gjithë vendet e botës ku ka filluar procesi i vaksinimit anti covid, pranohet njëzëri se problem më i madh se sa rreziku i efekteve anësore, është beteja me vaksionofobinë. Falë konspiracionistëve që po mbijnë kudo si kërpudhat pas shiut, falë idhtarëve të teorive komplotiste që thurrin fabula për çipat përgjues, efektet e 5G apo sterilizimin e popullsisë, një pjesë e mirë e njerëzimit është skeptike ndaj vaksinave të reja dhe ka frikë prej tyre.


Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi origjinën


Ky fenomen po vihet re në masë edhe në vende të zhvilluara perendimore. Mes të cilave shkëlqen psh Franca, ku më shumë se gjysma e popullsisë i sheh me dyshim këto armë të reja ndaj pandemisë.

Në këtë panoramë botërore, as Shqipëria nuk bën përjashtim. Në një sondazh në fund të vitit që shkoi, nga Idra poll, theksohej se 54% e shqiptarëve janë dyshues ndaj vaksinës dhe se vetëm 19 përqind e tyre janë të gatshëm ta marin atë (lexo këtu).

Për t’u përballur me këtë digë të pakapërcyeshme, që ka të bëjë sa me frikërat, paranojat, mungesën e informimit dhe mosbesimin tek institucionet, vendet e përparuara, që filluan të parët fushatën e vaksinimit, përdorën absolutisht vetëm një armë: transparencën totale.

Eshtë interesante të shikohet se si u veprua me vaksinën që u hodh e para në treg, atë të Pfizerit. Kamerat e televizioneve u ftuan në fabrikat ku ajo prodhohej, u përcaktua me saktësi vendodhja e tyre, u mat deri në detaje udha nëpër të cilën ato do të transportoheshin, u treguan GPS-të që do të masnin temperaturat -70 gradë brenda kamionëve transportues, u prezantuan makinat e policisë apo të ushtrisë që do i shoqëronin, frigoriferët e veçantë ku do të ruheshin deri sa të mbërinin në duart e një infermieri që do ta bënte dozën gati për injektim.

I gjithë ky operacion i pashembullt transparence, me mundim dhe kosto tejet të lartë, kishte si qëllim të vetëm zhveshjen nga çdo lloj velloje misteri dhe dyshimi që mund të shërbente si lëndë e parë për vaksino skeptikët. E megjithë këto përpjekje, beteja ende është larg të qenit e fituar.

Po çfarë ndodhi në Shqipëri?

Këtu u zgjodh 100% rruga e kundërt.

Në ditën e parë të fillimit të fushatës së vaksinimit, që edhe ajo u ndryshua sipas interesave propagandistike, kryeministri doli dhe tha se origjina e vendit nga vinte vaksina ishte sekret. Se rruga e transportimit, që kërkon kushte speciale, në koli izotermike të mbushura me akull karbonik, duhej mbajtur e fshehtë. Se vendruajtjen që kërkon frigoriferë në -70 gradë do ta merrnim vesh me vonë.

Rama çpohet i pari, misteri për vaksinën mbetet

Për t’i bërë edhe më të forta dyshimet, shërbejnë edhe dilemat e mbetura pa sqaruar: mirë vendin e origjinës nuk e tregokemi dot, se kështu na paskësh kërkuar dhuruesi, po mënyra e transportit dhe kushtet e ruajtjes në Shqipëri, pse u dashkan mbajtur sekret?

Natyrisht që këto pyetje nuk i fashit dot Edi Rama, as me deklaratat delirante se shqiptarët po vaksinohen vetëm prej aftësisë së tij si lypës profesionist, as batutat për transportin e Pfizerit me kuaj dhe me mushka.

I pyetur për transportin, Rama ironizon: Vaksina do të vijë qoftë me kuaj apo mushka

Duke ngritur në çdo hap kultin e fshehtësisë dhe sekretit, Rama e shkallmoi që në nisje fushatën e vaksinimit. Nëse qëllimi i tij është vërtet një imunizim masiv i popullsisë, ai bëri çdo gjë që kishte në dorë që kjo të mos ndodhë. Ai flaku tej të vetmen armë që një lider ka në dorë në këtë betejë, transparencën e plotë.

Ende është shpejt të thuhet nëse këto veprime i bëri për interesa politike të momentit, apo prej pesimizmit të atij që nuk do i duhet të bindë atë popullatë që e ka të pamundur ta vaksinojë dot.

Por, një gjë është e sigurtë: nëse ka një rrugë të gabuar për të nisur një fushatë reale ajo është veshja e saj me mister. Prandaj cirku që pamë në Arenën Kombëtare, nuk është zgjidhja që pritej për të luftuar pandeminë. 

©Lapsi.al

18 Comments

  1. Cirku nuk duhet marrë kurrë seriozisht, duhet tallur dhe përqeshur.

    Fatkeqësisht kemi 12 vjet Bashki + 8 Vjet qeveri me në krye një klloun dhe një plejadë palaçosh nën frymën e tij,
    e që janë plot 20 vjet cirk të çmendur e që jemi detyruar ta marrim seriozisht pasi ka në dore jetët tona…

    ps: Rama është në konkurimin me topin se kush e shkallmon i pari besimin te vaksinat.
    TCH që fton Cakon në studio vs Rama e shpura e tij që e konkurojnë me budallallëkun hajdutesk duke u përpjekur ta fshehin keqqeverisjen, paaftësinë dhe vjedhjen me ppp duke cënuar popullin që duhet ti shërbejnë.

    1. Nuk jane 12 vjet por 11 ne Bashki dhe ne qeveri ka 2 vjet minister e 8 vjet kryeminister. Vec Hoxhes, te gjithe te tjeret kane qendruar me pak kohe ne pushtet se iua hante koken Hoxha.

  2. Ke nje togfjalesh shkrimi “lypes profesionist” qe perdoret si epitet per Ramen. Eshte shume e gabuar dhe z. Bushati me kete epitet qe i ve Rames, fyen lypesat te cilet e kane dinjitetit e tyre gje qe nuk mund te thuhet per hajdutin superprofesionist Rama. Rames, jo vetem qe i mungon dinjiteti (po te kishte sadopak dinjitet do thonte ndonjehere te verteten), por i mungojne shume veti te qenjeve njerezore apo qofte edhe te kafsheve. Rama perfaqeson vetite me te ndyra te kafsheve te ndryshme dhe ne kete aspekt, nuk ia vlen te merresh me te. Sa per hipotezat per vaksinen, fillimisht duhet te jemi te sigurt qe ata qe u vaksinuan dje nuk moren ndonje doze uji te distiluar. Por edhe nese eshte vaksine realisht, te krenohesh me 970 vaksina per nje popullsi afro tre milione banoresh, eshte njelloj si te krenohesh per nje shpikje qe dikush pritet ta beje ne shekullin e ardhshem. Misteri i vaksinave, mister per te cilin flet ne fund te shkrimit z. Bushati, ka dy arsye. Arsyeja e pare eshte se duhet te largohet vemendja nga permbytjet, darka e Dubait dhe pasojat e investimit dy miliarde dollaresh te arabeve. Arsyeja tjeter, eshte se ky mister do beje qe njerezit te jene akoma me te frikesuar nga vaksinat dhe do rritet ne kete menyre numri i atyre qe do e refuzojne. Keshtu, lideri i madh global do kete mundesine qe te krenohet se 0,015% e atyre qe deshirojne ta bejne vaksinen, e bene ate ne saje te tij, ne te kundert do i dilnin me pak se 0,003% e popullsise. Hajduti i dyte per nga gjatesia, ish ministri i shendetesise, beri demlaraten “e forte” se vaksina eshte nga tepricat e nje vendi te BE-se dhe per kete arsye, nuk duhet thene se ku jane marre pasi ky vend, gjithmone sipas Beqes, nuk paska patur mundesi qe t’i magazinoje keto dy kutia me vaksina! Te gjitha keto shpjegime kane arsyet e veta per te cilat u shkrua me siper. Rama, ne vitin e tete te qeverisjes, eshte bere kaq i lexueshem, saqe tashme e kuptojne edhe femijet e fillores.

  3. Nuk ka vaksinë!

    Ajo që na shfaqet si vaksinë është ndonjë lëndë e padëmshme.

    Faturat janë shumë lehtë të bëhen.

    Nqs do të ishte vaksinë e vërtetë pse duhet të mos tregojë origjinën.

    Me këtë sposton vëmendjen dy herë, edhe pse e solli duke u spostuar nga nusreti, por edhe nga kush e ka marrë, dhe ne si popull që i kemi qejf thashethemet do të kalojmë nja tre ditë duke u marrë me vaksinën se nusreti u harrua deri kur të dalë skandali treditor i rradhës.

  4. Shkruani sa te doni, po ai nuk e rruan trapin, punon e vepron si neper varreza se opozite nuk ka

    se popull guzimtar nuk ka . A nuk pat thene edhe Fishta tek Lahuta e Malecise me gojen e

    Avdi Pashes se ” Paska mbet Shqypnia n’vasha ” ? Po edhe vashat na kane ike se kane disa pune

    me te rendesishme.

  5. Ta bejme opo mos ta bejme vaksinen?
    A ben apo jo vaksina?
    Rama e do vaksinen per fushate?
    E kujt I rruhet trapi?
    Mjere Ai qe vdes.
    Bushat je bo si tersi I Pojanit.
    Vaksina dhe Shkulaku.

  6. Bushat, vetem zi te nxjerr goja. Dy here ne jave minimumi ke cfare thua, sepse pergojon nje kryeminister qe mire ose keq eshte me aktivi qe ka pasur Shqiperia ndonjehere. Lum si ti po te vije Basha ne pushtet, ndoshta do shkruash nje here ne muaj sepse atehere i del gjumi atij.

    Po si nuk te vjen turp qe e akuzon Ramen per minim te besimit tek vaksina ( e pranoj qe ke argumentet e tua) por nuk komenton faktin qe e beri vaksinen vete per te dhene shembull. A nuk eshte kjo nje shembull besimi tek vaksina. Nuk ke ndershmeri intelektuale, beji qejfin thjesht ketyre gjynahqareve qe komentojne ketu e u ka ngelur ora ne 1945.

  7. Bushat c´behet me te permbyturit?
    A ke qene ndonje dite atje?
    Na cave sumen me karrlliqe.
    Te ka hy vehtja ne qejf.
    Kot fare.

  8. Nuk ka mundesi te jete njeriu kaq kar. Une po filloj te mendoj qe Bushati eshte pidhnone. I shkru me qellim kto karrlliqet per efekt klikimesh.

  9. Ndonjë hajdut e mafioz duhet t’i ketë prodhuar e shitur në Shqipëri dhe tani kemi këto vaksina të vjedhura, të pasigurta, që njollosin qeverinë. Nëse veprojmë me këtë shpejtësi ngulje me nga 65 copë në ditë, për 15 ditë i ngulim të gjitha. Ky është sukses i plotë i dështimit si veprim dhe si propagandë.

  10. O vaksine te qofsha fale
    Qe na bere mendjen budalle
    Ne vdesim cdo minute
    Dhe Bushati na ha nje cope mut,
    Tamam kazan turku,Shkullakun do ta bejme pergjegjes te synetit ,qe te numeroj e se sa vete presin cdo dite lafshen me mjete jo higjenike.
    Sa te mendohet i mencuri,budalla kreu pune.

  11. Arene cirku me Ramen klloun,
    me Piperokun tamam majmun,
    qe neper media ky perbetohej,
    se ne studio TV do vaksinohej,
    o moj Rilindja plot e plot Zagar
    me ne krye Timonierin Gomar,
    shko Ram loqja me ca majmun,
    per me bo vaksine ne stadium,
    si askush tjeter ne boten mbar,
    me i mencuri apo me Gomar?

  12. Nuk thone shyqyr qe mberriti vaksina e do shoetohen jete njerezish por menjehere e nisin qysh si nga pse.
    Race e keqe shqiptari. Nuk behemi njerez jooo

  13. Kjo vaksina u boka ne dore lart.
    Do ishte mire qe shqiptareve t´ja benin ne byth se do tehiqnin breket e palara,
    Shkulaku si qefli i erazave do te rrinte prezent dhe do te numeronte bythet dhe pordhet qe do te dilnin dhe do te na bente nje reportazh se nga kane ardhur breket.
    P.S.Ndonjeri mund te mos kete fare breke.
    Neise shyqyr qe behet ne krah te djathte dhe jo te majte se kush e di cdo te thoshte Shvejku per vajzen e zotit te Hanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu