• |
ide | kryesore

Arratisja e Habilajt/ Mediat italiane: Nuk iu vendosi byzylykun elektronik gjatë arrestit në shtëpi

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja rreth arratisjes së Moisi Habilajt në Itali. Sipas tyre që nga e shtuna e kaluar telefoni i tij është fikur dhe i paarritshëm. Sipas mediave italiane mbetet ende mister zhdukja e trafikantit shqiptar të drogës. Ata shkruajnë se ai ishte në arrest shtëpie në apartamentin e tij të vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Catania.

Duke iu referuar mediave italiane mësohet se Moisi Habilaj nuk mbante një byzylyk elektronik për të gjurmuar vendndodhjen e tij Habilaj ka ishte në arrest në shtëpi pasi u dënua me 15 vjet e 5 muaj burgim në një dënim të shkallës së parë. Ky dënim u konfirmua edhe në shkallën e dytë dhjetorin që lamë pas.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *