• |
ide | kryesore

Arrestohet në mënyrë të dhunshme bashkëshori i Besa Shahinit

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

Ndërkohë, në disa pamje të publikuara, shihet se është arrestuar në mënyrë të dhunshme kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj. Ky i fundit është bashkëshorti i Besa Shahinit, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri.

Nol Nushi nga PSD ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës, shkruan abc news.



2 Comments

  1. Mallkuar qoft ai popull dhe se esht i neneshtruar ne se nuk ka opozite te forte. Q jan ca plera pa nder familje, pa dinjitet, pa edukate, te q nderuar kembe e koke qe ju vje inat perse shkruajn kundra veprimeve te qeveri qelbesires , kesaj te tones sikur dite e nate ose24 ore te shkruash per keta monstra pak jane, me duket keta qe shkruajn pro qeveriut kurve marin leket e fukarenjve.???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *