• |
ide | kryesore

Basha: Njerëzit janë në krizë ekonomike, qeveritarët konsumojnë biftek 1000 dollarë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar darkën e ministrave shqiptarë në një prej restoranteve më të shtrenjtë në Dubai. Basha shkruan se ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e përmbytjeve si dhe krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, ministrat konsumojnë biftek me vlerë 1000 dollarë.


“Pas 8 vite dështimesh, premtimesh boshe, skandalesh të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duket sikur jemi mësuar me gjithçka. Madje kjo është shumë e rrezikshme, shkatërrimtare për shoqërinë.


Dy ditë më parë u bë publike se si, kur e gjithë Shqipëria ishte përmbytur, kur mijëra familje rrezikonin shtëpitë e tyre, qindra e mijëra qytetarë kishin mbetur pa asnjë mbështetje, kur mijëra familje të tjera kalojnë dimrin në çadra, kriza ekonomike është thelluar, papunësia po rritet, ministrat e Edi Ramës po darkonin në një nga restorantet më të shtrenjta të botës.

1000 dollarë bifteku! 1000 dollarë bifteku! Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve.

Ata nuk kanë turp.

Edi Rama nuk ka turp.

Po mesa duket para ka dhe kanë shumë. Dhe po dje u publikua një raport i cili tregon se zyrtarisht qeveria e Edi Ramës ka shumëfishuar pasurinë gjatë këtyre 7 viteve. Anëtarët e kabinetit të Edi Ramës zyrtarisht kanë trefishuar pasurinë e tyre gjatë viteve në qeverisje.

Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e saj. Mendon vetëm për paratë e saj jo për paratë e qytetarëve. Nuk ju intereson qytetari, nuk e kanë në listë qytetarin dhe kjo është arsyeja se pse shqiptarët edhe pas tërmetit, edhe gjatë pandemisë, edhe gjatë përmbytjes janë lënë në mëshirë të fatit, janë braktisur ndërsa qeveritarët e tyre darkojnë me fatura të kripura 1000 dollarë bifteku”, tha Basha.

 

11 Comments

    1. Mire e ka.
      Pse nuk ju than arbeve ata. Qe ju lutem shume ne nuk mundemi ti ham keto se jan shume te shtrenjta. Na i jepni lek qe tia shperndajm popullit. Se keshtu do bente dhe kryetari i opozites. Po te ishte ne vendin ton. Dhe te dilnin nga lokali e te vinin te hanin ndonje pite arabe ne rruge.

  1. Kur thua kane trefishuar pasurine eshte sikur te thuash keta jane njerzit me te

    ndershem ne bote. Or kryetari i opozites, pse nuk e thua ate qe e din e dhe e ndjen

    gjithe populli se keta e kane 100 fishuar dhe jo trefishuar pasurine gjate ketyre 8

    viteve. Dergimi ne Delawer te ShBA-se i 40 milion eurove te Unazes se Re nga nje

    firme fantazme eshte deshmia me e qarte per kete. Vete Kontrolli i Larte i Shtetit

    ka zbuluar se nje treta e buzhetir pra mbi 1 miliard euro vidhet ose shperdorohet.

    Ku shkojne keto para. Sigurisht jo tek punetoret qe kerkojne pune tek Ushtari i Panjohur

    Dhe nga ana tjeter per 3o mije leke burgosuin njerzit dhe i cojnwe drejt vetvrasjes ne

    burgj.

  2. Po ato listat me te vdekurit nga COVID-19 qe i kishte fshehur qeveria i nxorri ky kandidati per KM, apo u harruan edhe ato si inceneratoret qe nuk i permend me njeri. Apo si as vitit te ri eshte me interesante diskutimi per bifteket Nusretit….

    1. Ky nuk i njeh me emer oligarket.
      Ky thjesht e di qe ata egzistojn.
      Boll na cat carin me kete birbon.
      Ky nuk i hyn ne pune as dreqit.
      Aq budalla eshte.

  3. Po ty bashk me shoket e tu qe 8vite ne opozite dhe 3vite jasht parlamentit dhe nuk beni asnje pune tjeter si jetoni ne luks une habitem pasi ata jene ne pushtet dhe kane te ardhura per te ngrene nje darke.

  4. Sa naiv eshte i ziu nuk di as te genjeje dhe ben deklarata per nje tufe provincale te mjere qe deri tek kufiri i fshatit u funksionon intiligjenca.

  5. NJE MUT JENI TE GJITHE , BERXOLLA DO HAHEN GJITHMONE , THJESHT BARKU DO NDRYSHOJE . NDERSA BARKU I FUKARAIT PO BOSH DO NGELET . JU QIFSHA ROPT TE GJITHE POLITIKANEVE KURVA E RRACAKARAKURVASH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu