• |
ide | kryesore

Dritan Zagani për arratisjen e Moisi Habilajt në Itali: Iku se do dëshmonte për Tahirin në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-komisari në azil politik, Dritan Zagani, shkruan se Moisi Habilaj nuk kishte problemin e dënimit në Itali, që u arratis.

Moisi Habilaj nuk i është shmangur dënimit në Itali, por gjyqit në Tiranë ku do dilte si dëshmitar për Saimir Tahirin,” shkruan ai.

Zagani shkruan se nga ana e drejtësisë shqiptare është kërkuar ekstradimi i tij në Shqipëri.

Interpol Roma na e paska vënë djalin tek lista e ekstradimeve për llogari të Shqipërisë që rreth datës 20 dhjetor (datë kur nga burime të miat më thuhet se Moisi kushoja ka kërkuar leje të lëvizë nga arresti shtëpiak ku ndodhej për një vizite te dentisti, dhe nga ai moment pasi është përshëndetur me ata që duhej, është zhdukur dhe nuk ka më asnjë lajm për të(. Pra menjëherë sapo është informuar që nga shteti amë ka ardhur një kërkesë ekstradimi, ai zhduket”.

Moisiu, Moisiu, por është Saje ish-ministri halli o njerëz. Kaq nga unë për momentin dhe u premtoj se sapo të bëhen axhornamentet e duhura, gjithmonë nga dokumente dhe burime të sigurta, do dëgjohemi përsëri” – shkruan Zagani.

Moisi Habilaj është arratisur në Itali, pasi Policia shkoi për ta rikthyer në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, por nuk e gjeti në shtëpinë ku po kryente “arrestin e shtëpisë”.

Prej majit të vitit të kaluar, Habilaj ishte në “Arrest shtëpie”, por më 17 dhjetor 2020 Apeli i Katanias konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë me 15 vite e 5 muaj dhe 5 ditë burg. Moisi Habilaj për disa muaj ka qenë në “arrest shtëpie” në banesën e një të afërmit të tij, në territorin e San Michele di Ganzaria.

Ai është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri. Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që çështja e Tahirit të rigjykohej, ndërkohë që Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse do të rigjykohet apo jo.



4 Comments

  1. Ore kulishe te Duçes, kujtoni se ‘o t’u beni presion Partise dhe Birose me keto diversante??!!
    Po ku piet Partija per reaksionare!

  2. Bravo te qofte se ike nga policia e rilindjes se sot do te ishte harruar edhe emri.

    Njerez si ti i duhen Shqiperise, por lulet qe celin ne dimer i kap ngrica.

    Dhe per fatin tone te keq ketu pranvera nuk dihet a do te vije ndonjehere, prandaj

    falendero Zotin qe je gjalle prej ketyre monstrave me emrin rilindje.

  3. Tani zullumi tete vjeçar fillon e jep efektet e pashmangshme, tani fillojn iti hiqen petet lakrorit te gatuar me çorbe rilindase .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *