• |
ide | kryesore

Greqia hedh një tjetër hap të zgjerimit me 12 milje në detin Jon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Projektligji për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon, është diskutuar për të parën herë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare. Drafti u votua sot në parim në Komision dhe pritet të kalojë në Parlament më 19 janar.

I pranishëm në komision ishte edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias që e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm për vendin .

“Është hera e parë që nga viti 1947 që Parlamenti grek thirret për të votuar zgjerimin e territorit kombëtar sovran. Një ditë empatie, solidariteti, pajtimi dhe konsensusi kombëtar. Një nga mundësitë rralla në jetën e një deputeti, një ministri. Jam thellësisht i prekur, faleminderit shumë për pozicionin tuaj që i shërben interesit kombëtar”, u shpreh Ministri i Jashtëm.

Kryediplomati e konsideroi lëvizjen e Athinës si “një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë për të rritur ujërat territoriale në Detin Jon në Kepin Tainaro nga 6 milje detare në 12”.

“Do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë” – tha Dendias. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ta gezoni. Neperkat dhe kobrat qe drejtojn kete vend prej 30 vitesh kan shum per tju dhene. Ju vetem kerkoni. Cfardo qe tju shkoj ne mendje. Thjesht kerkojeni.

  2. ‘o të mjerët ju, kurrë nuk do të dilni nga uji me këtë qeveri!’, prapë as kjo fjalë mizerjeje nuk mjaftoi. Në një restorant në Dubai, në Arabi, kapën një film ku po hanin darkë disa zyrtarë shqiptarë. Edhe këtë ua sollën në sy njerëzve të përmbytur si për t’u thënë ‘ju jetoni në mizerje, ndërsa këta hanë’. Por ‘over is over’, njerëzia nuk e pranoi aq shumë mizerje mbi ta vetëm për të marrë pushtet. E humbën edhe kësaj here; e di pse?…, sepse njerëzia nuk jeton në mizerje mendore. Monës, edhe sa ishte në Lezhë përmes ujit, i binte telefoni nga Londra ku fëmijët kanë vilat. Edhe Luli kishte prerë biletën për në Hollandë ku ka familjen dhe veten… ‘Ti, Luli, për vete ke zgjedhur një atdhe ku përmbytet gjithë vitin, ça mund të bësh për shiun tonë!?’, i thanë në Shkodër.Cfare lidhje ka cfare ben greqia per greqine,sa per detin e vendose gjykata o Aldo dhe ne fund Amerika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *