• |
ide | kryesore

Milan ishte gati ta blinte, Simakan dëmtohet për dy muaj: italianët ndryshojnë strategji

-Instant, Sport



Rrezikon të dështojnë përfundimisht (ose të paktën të shtyhen) negociatat mes Milanit dhe Strasburgut për t’i dhënë që në janar Piolit përforcimin në mbrojtje të identifikuar prej kohësh, Mohamed Simakan. Mbrojtësi 20-vjeçar francez, i cili doli herët në ndeshjen kundër Lens, bëri kontrollet të hënën dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik të gjurit, që do ta mbajë atë jashtë për rreth dy muaj. Kabak dhe Tomori alternativat.

Me Gabbia ende të ndaluar edhe për pak kohë, Duarte i shitur në Turqi dhe Musacchio jashtë projektit, kuqezinjtë kanë si përparësi blerjen e një mbrojtësi qendror, të ri dhe me potencial të madh. Identikit që çonte tek Simakan, por tani dëmtimi i gjatë kërcënon të detyrojë Maldinin dhe bashkëpunëtorët e tij të kthejnë sytë diku tjetër. Alternativat në tavolinën e drejtuesve italianë janë Ozan Kabak i Schalke 04 dhe Fikayo Tomori, qendërmbrojtës kanadez i lindur në 1997 për të cilin Chelsea e ka dhënë dritën jeshile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *