• |
ide | kryesore

Napoli me mbrojtjen ‘copë’: Gattuso humb edhe Manolas

-Instant, Sport



Lajme të këqija nga infermieria për Rino Gattuso. Napoli ka njoftuar se Kostas Manolas, i cili doli në pjesën e parë në ndeshjen kundër Udineses, ka pësuar një shkëputje të shkallës së parë të muskulit të djathtë të jashtëm, që do ta mbajë larg për të paktën 2 javë. Pak inkurajuese janë gjithashtu edhe të rejat që vijnë për Victor Osimhen: nigeriani është akoma pozitiv me Covid-19 dhe ndjen dhimbje në krah: mund të jetë në fushë jo përpara 20-30 ditëve.

Një problem i madh për Gattuson, i cili të dielën kundër Fiorentinës gjithashtu do të duhet të bëjë edhe pa Di Lorenzo të skualifikuar, në kohën kur dyshja Maksimovic-Rrahmani në daljet e fundit kanë evidentuar boshllëqe të dukshme. Koulibaly më në fund po shkon drejt kthimit në fushë dhe do të luajë një pjesë kundër Empolit në Kupën e Italisë, por është e sigurtë se nuk mund të jetë në 100%. Në sulm kundër Fiorentinës, do të kthehet në dispozicion Mertens, ndërsa Osimhen, që mungon nga nëntori, shpresohet të jetë përsëri në dispozicion më 31 janar kundër Parmës. Në hipotezën më të keqe, kthimi i ish-sulmuesit të Lille (i cili do t’i nënshtrohet një tamponi të ri të enjten) mund të shtyhet për në mes të shkurtit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *