• |
ide | kryesore

Nis vaksinimi i 60 epidemiologëve në Tiranë, Silva Bino: Së shpejti nis vaksinimi i të moshuarve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndërsa dita e dytë e vaksinimit ka nisur me 60 epidemiologë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë, brenda ambienteve të “Air Albania” për të vijuar sërish pastaj me stafet e spitaleve Covid, shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

Edhe ministrja Manastirliu shtoi se vaksinimi do të jetë i kombinuar mes personelit mjekësor dhe të moshuarve në ditët në vijim.

Silva Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit.

Rama: Kur nis me të moshuarit?

 

 

Manastirliu: Do jetë i kombinuar mes tyre dhe stafeve në ditët në vijim.

Rama përshëndet epidemiologët: Si jeni? Mos u trembni Më conin mesazhe dje, më thoshin hë si je? A je mirë? Mirë, unë.



9 Comments

  1. 60 vaksina ne dite uauuuuuuuuuuuuuuuuuuu. Po ky qenka lajm.

    Jane 1.5 milion njerz qe do vaksinohen : 60 persona ne dite baras me 25 000 dite ose

    6 vjet e 8 muaj megjithe ditet e pushimit . A do te rezistoi virusi deri atehere.

    Lufta e dyte boterore zgjati 5 vjet e 9 muaj.

    E mbi te gjitha a do jete virusi rilindje deri atehere? Nese po atehere nuk kane se ke

    te vaksinojne se shumica do jene larguar nga Shqiperia.

    1. Ore ju opozitaret paskeni pas te gjithe te njejtin mesues matematike se ska mundesi… ahahaha
      Lexoje dhe njehere mire lajmin, pastaj lodhe trurin me shumezime. 🙂

      1. ka gabuar opozitari se ajo (qe nuk besonte se virusi mund te kalonte nga kafsha tek njeriu deri ne prill) tha se ka MUNDESI te beje edhe 600 doza ne dite..Gjynah qe Qeverrrrriu ka vetem 900 doza ne totale, dhe i duhet ta zgjase vaksinimin qe gjynahqareve me 60 ne dite qe ti duken shume. Deri ne mars MUND te marre rreth 10 mije doza..(as sa per nje fshat)..
        Ndaj o MILITANT, mos u merr me numrat por me pocaqine e KRM-es tend

  2. Sa keq qe tek Liceu Artistik nuk zhvillojne Matematike, as tek Gjuhet e Huaja.
    Prandaj u dalin llogarite keq ketyre ripjerdhesave.

  3. Po si nuk kane turp fare, po kjo eshte jo vetem tallje po dhe kriminale. Po ti bejne ato vaksina sa me shpejt se do u prishen. Oh duan te tregojne procesi shkon pa nderprerje. Ndaj bejne 60 ne dite. Deri ne mandatin e 7 te Rivdekjes mbaron kjo pune. Me ket neveri si qeveri te fundit dhe ne vaksimim ne. Keta plehra I lene leket te Nusreti dhe e lene popullin te vdes.

  4. Hahahaaa me komand shoqja koleka. Sikur po flet per momen e vet. Qe dhe moma duhet te pytet. Nga cfare maj mali vin keto? ku jan rrit keto injorante?! me ke flasin keto letyra?! per cfar flasin keto palo ” gra”? kush i pyet keto hicra?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *