• |
ide | kryesore

Partizani i bën gjërat mbrapsht: nuk ka mbrojtës, blen sulmues

-Instant, Sport



Me zhbllokimin e merkatos, pas të drejtës të fituar në CAS, kryeqytetasit kanë lëvizur pikërisht në repartin ku kishte më pak problem, ose ndoshta edhe mund të mos kishte fare. Dy blerje në sulm, kur mbrojtja është në hall. Motivi është i thjeshtë, prapavija ka vetëm katër lojtarë të rolit dhe ky ishte edhe faktori kryesor që i penalizonte të kuqtë në pretendimet për titull.

Daja është ankuar për mungesën e mbrojtësve që në javën e parë të kampionatit e sigurisht që nuk ka si të jetë orientim i tij vëmendja për të ridizenjuar sulmin, përpara se ti jepej mundësia që në fushë tekniku të zbriste pa frikën të kthejë kokën pas nga pankina. Stenio Junior dhe fantazisti i Bylis Valentino Murataj janë blerjet e para të janarit për Partizanin, që kanë nisur të kërkojnë tashmë sistemim të një ofensive që kishte shtatë alternativa që më parë, për të shmangur mbipopullimin.

Kështu, tani po shihet mundësia e tranferimit të Asanit, dështoi kalimi në Qipro i Cardosos, por jo tentativa për ta shitur brazilianin, duke bërë që resurset e drejtuesve kryeqytetas të ezaurohen pikërisht aty ku nuk kishte emergjencë, duke bërë që skuadra të vazhdojë të përballojë kampionatin me katër mbrojtës, madje tre sepse Hektor Idrizaj, që doli nga fusha i dëmtuar në sfidën me Apoloninë ka plotësuar edhe numrit e kartonëve të verdhë duke qenë i padisponueshëm kundër Skënderbeut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *