• |
ide | kryesore

PD nxjerr pamjet, si mashtron Erion Veliaj për investimin te Lumi i Tiranës (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër mashtrim sipas saj të kryebashkiakut Erion Veliaj. Është fjala për investimin në rehabilitimin e Lumit të Tiranës. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikoi sot pamjet filmike që tregojnë se ky projekt nisi gjatë kohës kur Basha drejtonte Bashkinë Tiranë.

“Qytetarët e Tiranës panë sot kryebashkiakun Erion Veliaj duke gënjyer edhe një herë tjetër. Të mashtrojë qytetarët përmes propagandës fallco është puna që ai di të bëjë më mirë. Erion Veliaj gënjeu sot paturpësisht, kur akuzoi kreun e opozitës se nuk bëri asnjë investim për Lumin e Tiranës, një nga burimet e përmbytjeve në kryeqytet. Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri”, tha Zhupa duke prezantuar edhe një video.

Në vijim të deklaratës së saj zëdhënësja e PD-së theksoi se se me mashtrime si ky i sotmi as Erion Veliaj as Edi Rama nuk mbulojnë dot dështimin për 8 vjet në krye të qeverisë dhe 6 vjet në krye të bashkisë.



1 Comment

  1. Lumi i Tiranes si ne kohen e Bashes e ne kohen e Veliat siç ka qene eshte, nje lume qe livallis i pa sistemuar i paurbanizuar ne nje nga lagjet ma te bukur te Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *