• |
ide | kryesore

Rama nxjerr VIDEO-n: Ja situata në Lezhë kur qeverisnin ata që na akuzojnë nga cepat e periferisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama ka publikuar në Facebook një video që tregon, siç thotë ai situatën e përmbytjeve, pak vite më parë, kur shiu nuk largohej nga tokat e banesat për ditë të tëra.


Kryeministri shton se një shi i rrëmbyer mund të përmbysë edhe Parisin, por por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

STATUSI I PLOTE 
Nën rrebeshin e ditëve të fundit duhej dalë larg Lezhës për të gjetur ujë ende të pambledhur nga kanalet dhe fare pak, disa dhjetra banesa të prekura, ndërsa jo shumë vite më parë, shira edhe me të pakët se këta të fundit, e mbanin Lezhën deri në zemër të qytetit me këmbët në ujë për disa ditë me radhë…


Një shi shumë i rrëmbyer mund t’i mbushë me ujë edhe rrugët e Parisit për orë të tëra, por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

Disa thonë ç’na duhen ne këto, po pa u kujtuar se qametet e përmbytjeve ndodhnin rregullisht deri dje në të shumtën e rasteve, sepse s’spastrohej asnjë kanalizim urban e asnjë kanal kullues, kur qeverisnin ata që këto ditë fajësonin qeverinë duke aktruar nëpër cepa periferish, është e pamundur të kuptojmë sa shumë është bërë vitet e fundit!

Patjetër që ka ende më shumë akoma për të bërë, prandaj duhet të vazhdojmë me besim, durim e punë të madhe🙏

8 Comments

  1. Mire do ishte te na tregoje si ishte ne kohen e Skenderbeut te pare kur behej

    beselidhja shqiptare kunder turqeve dhe ta krahasonim me Lezhen sot ne kohen e

    Skenderbeut te dyte ku behet beselidhja me oligarket per te vjedhur Shqiperine dhe

    me krimin e organizuar per te vjedhur votat.

  2. gjindja nuk do te shohe vetem kete video…
    Psh ajo videua nga shok Merua, me hallate jashte ne pllazhe imperialliste…..
    nxirrja miletit ta shohe prape, o sho’u Mero! He ‘lla!

  3. Po mire more horri i ripjelljes, kur beje ti propagande me fatkeqesite natyrore, te dukej e drejte para 8 vjetesh. Tani qe te dalin mashtrimet dhe del qe nuk ke bere asgje per ta ndryshuar situaten, tregon perralla me Paris dhe opozite.

  4. Ne kohen e Enverit krahasimet behesh in me kohen e Zogut, ne kohen e Ed Gomarit krahasimet behen me kohen e Sales, po te gjithe BUDALLENJ jane keta k.min.tane, cfare fati te Zi qe paskemi pasur ne shqiptaret.

  5. SAL IK
    META IK
    BASHA IK
    SHQIPTAR IKNI
    EDHE PO TA LINI TE VETEM KETE VEMJE PRAPE FAJIN E KANE SHQIPTARET QE KANE IKUR
    KY NUK ESHTE NE TEREZI FARE . KY NUK KA QENE NDONJE HERE NE TEREZI QE TE JET SOT . IDIOT I LINDUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu