• |
ide | kryesore

Retorika anti-BE nga Ankaraja/ Soreka i kujton Ramës qindra miliona euro ndihma

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Disa qindra vaksina, që Edi Rama nuk dihet se ku i gjeti për mjekët shqiptare, u injektuan në opinionin publik bashkë me helmin e retorikës kundër Bashkimit Europian, jo thjesht si pakënaqësi për moshapjen e negociatave, por edhe për atë që në 1 Janar, kryeministri shqiptar e quajti “egoizmi dhe cinizmi i frikshëm në kontinentin ku jetojmë”. Që në ditën e parë të vitit, Edi Rama foli për një hendek, që u hap mu në mes të Europës, nga “vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme edhe logjikisht e Bashkimit Europian”.


Revista franceze: Rama po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj BE-së


“Si njeri, tha Rama jam ndjerë i indinjuar dhe si europian jam ndjerë i turpëruar”. Si të mos mjaftonin këto thënie, kur u gjend mes salltaneteve të Turqisë dhe nën euforinë e premtimit të Erdogan për ndërtimin e një spitali në Fier brenda 3 muajsh, Edi Rama bëri dallimin e Turqisë që “nuk veproi si disa të tjerë që, njësoj siç u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, mbyllën në shtëpi dhe shtetet e tyre dhe ndaluan deri dhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë”. Referimi negativ nga pallati presidencial në Ankara ishte qartazi për Bashkimin Europian.

Historia e negociatave/ Pse “dasmat pa krushq” nuk e fshehin dot më dështimin

Këto thënie nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigji Soreka, që ç’është e vërteta, prej kohësh nuk shihet në krah të kryeministrit të Shqipërisë, doli t’i kujtojë Edi Ramës se 90% e shqiptarëve duan Europën, ndaj dhe atij i takon të flasë pozitivisht për BE-në.

“Duhet të flasim pozitivisht për BE-në. 90% e shqiptarëve duan t’i bashkohen BE-së dhe po e presin këtë. Ndaj, klasa politike, siç e përmendët, duhet ta bëjë këtë përparësinë numër një” u shpreh Soreka.

Për retorikën e drejtpërdrejtë anti-BE të kryeministrit shqiptar, Soreka ishte po aq i drejtpërdrejtë. Pasi ka dëgjuar marketingun që po u bëhet ndihmave të Turqisë, të cilat Rama i ka shpallur si kulmi i solidaritetit, Soreka ka kujtuar ndihmat e Bashkimit Europian për Shqipërinë, si gjatë tërmetit, ashtu edhe gjatë pandemisë.

“Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Pas disa ditësh kemi përvjetorin e parë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Evropian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliardë euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Evropian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit. Më pas, vjen ndihma e Bashkimit Evropian gjatë pandemisë sëCovid19. Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëve ta përballojnë këtë periudhë. Pastaj Plani Ekonomik dhe i Investimeve, me 9 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vaksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Evropian nuk e mbylli derën për ndihmën me vaksinimin, përkundrazi, vuri menjëherë në dispozicion 70 milionë euro që janë të disponueshme për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishme të kësaj kuote, për t’u siguruar që Shtetet tona Anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund t’i përdornin këto para për t’ia dhuruar apo rishitur vaksinën Shqipërisë”.

Edhe akuzave të Ramës për cinizëm, për egoizëm, për vendimmarrje absurde dhe të pakuptueshme në lidhje me vaksinat kundër Covid-19, Soreka i është përgjigjur konkretisht. Ambasadori tha se Shqipërisë i mungon një plan vaksinimi, që do ta mundësonte ndihmën e BE për vaksinat.

“Dje Shqipëria nisi vaksinimin, dhe ne jemi gati t’i japim ndihmën tonë Shqipërisë. Unë jam takuar me Ministren e Shëndetësisë, do të takoj edhe ambasadorët e Shteteve Anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t’u siguruar që javët e ardhshmetë ketë më shumë vaksina të disponueshme për qytetarët shqiptarë. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi për t’i mundësuar BE-së të ndërhyjë, por edhe Covax-it, më vonë gjatë vitit, që të vazhdojë vaksinimin” ka thënë Soreka.

Vini re deklaratën e Sorekës me kujdes. Ai thotë se e kishte informuar më herët Ministren e Shëndetësisë për nevojën e një plani vaksinimi që do të bënte të mundur ndihmat në vaksina e megjithatë, edhe pse ky plan vaksinimi mungonte, Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat e forta kundër Bashkimit Europian.

Prej kohësh tashmë, Rama është i refuzuar nga kancelaritë e Bashkimit Europian. Vizitat dhe takimet më të fundit janë me krerët e shteteve të rajonit Erdogan, Vuçiç, Zaev apo Micotakis, ndërsa çdo 6 muaj nga Bashkimi Europian në vend të lajmeve të mira, vijnë kushte të tjera për t’u plotësuar. Qëndrimi për vaksinat duket se ka qenë një pretekst. Të gjithë frustrimin për monitorimet, kërkesat, kritikat, kushtet, negociatat gjysmake dhe refuzimet e Bashkimit Europian, të shoqëruara për vite me radhë me turpërimin, diskretitimin, premtimet e pambajtura dhe justifikimet në opinionin vendas, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjeti një rast të mirë ta shfryjë, atëherë kur vendet anëtare të BE nuk nuk menduan për një grusht dozash të vaksinave, të paktën për personelin mjekësor të vendeve më të vogla të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.©Lapsi.al

Mediat italiane: Ndikimi turk, sfida e vërtetë e BE-së në Ballkan

21 Comments

  1. Se pari, “europiani i turperuar”, mire e ka, se i perdori te gjithe ambasadoret europian, amerikan, hajt se kjo e fundit ka me shume profil aziatik, me kuc e me macke, vetem per qellimet personale te tesise se tij. Ai normal se ndihet i turperuar si europian qe vete e i bie ne gjunje sulltanit neo osmanise turke. BE, ka fajet e veta ndaj shqiptarve, sepse i perkrahu keta politikane qe e bene vendin katrahure, i mbushi me para, e sot ky erdoganisti dymetrosh percmon europen. Dihet se BE, FMN, BB, kane dhene fonde pa hesap qeverise shqiptare, por ku shkuan keto fonde?!?!. Perse BE, nuk beri asnje here nje revizionim te perdorimit fondeve, e te kerkonte pergjegjesite per shperdorimin e tyre, apo keta emisaret jane bashkefajtor me krye fajtorin Rama. Dihet se BE e mbeshteti Shqiperine edhe per termetin, po Rama na vuri turqit ne plan te pare. Nuk ka asgje te keqe, te kesh marredhenie korrekte me nje shtet potencial, por jo per intera te ngushta te nje kryeministri e ministrucet e tij, nje kryeminister qe per gati 8 vite, varferoi ne kulm shqiptaret, me politikat e tij i zboj shqiptaret nga vendi, e keta qe ngelen, sot jane zene si miu ne cark,
    Per shkak bllokimit te vizave e dergoj Shqiperine ne Azine turko arabe, shihe sot Tiranen, ku jo vetem rrugeve degjon”selam alekun”, allah, por dhe ne disa media, qe tregon fare mire se njerzit po percmojne shqipen, e po i kthehen arabishtes, sa duket se disa shqiptare qe flasin shqip, pershendesin shqip, i luten te madhit ZOT, shqip, jane refugjat ne vend te vet. Soreka u zgjua pak si vone, kur shqiptaret bertisnin e kerkonin rrezimin e qeverise Rama, e ky na e nxirrte Ramen si qeveritari me proeuropian, qe se shpejti do e fusi vendin ne BE. Prandaj vete BE, duhet te beje nje analize te perfaqsuesve saj keto tete vite, se perse Shqiperia ra ne gremine, per shkak devijimeve anormale te qeveritarve saj, perse po behet nje shtet me shtetare anti europian ne zemer te Europes.

  2. Eshte se c’eshte nje servil,
    per nga pamja krejt debil,
    i shqyer ne katersh kesisoj,
    mba njeheresh 4 Car ne goj,
    nje te Krajlit te Serbise,
    nje te Sulltanit te Turqise,
    nje te Micotaqit gagarel,
    te 4 njonit atje ne Surrel,
    emrin e tij a e gjeni dot,
    nje ndihme – eshte Idiot!

  3. ‘o të mjerët ju, kurrë nuk do të dilni nga uji me këtë qeveri!’, prapë as kjo fjalë mizerjeje nuk mjaftoi. Në një restorant në Dubai, në Arabi, kapën një film ku po hanin darkë disa zyrtarë shqiptarë. Edhe këtë ua sollën në sy njerëzve të përmbytur si për t’u thënë ‘ju jetoni në mizerje, ndërsa këta hanë’. Por ‘over is over’, njerëzia nuk e pranoi aq shumë mizerje mbi ta vetëm për të marrë pushtet. E humbën edhe kësaj here; e di pse?…, sepse njerëzia nuk jeton në mizerje mendore. Monës, edhe sa ishte në Lezhë përmes ujit, i binte telefoni nga Londra ku fëmijët kanë vilat. Edhe Luli kishte prerë biletën për në Hollandë ku ka familjen dhe veten… ‘Ti, Luli, për vete ke zgjedhur një atdhe ku përmbytet gjithë vitin, ça mund të bësh për shiun tonë!?’, i thanë në Shkodër.Eshte shtuar nje shpellkar tjeter keto dite me llagapin surerrel ramallek,nje loqe e majte e salihut ben lapsexhiun

  4. “Ambasadori tha se Shqipërisë i mungon një plan vaksinimi, që do ta mundësonte ndihmën e BE për vaksinat.” Me qarte se kaq!
    Mjaft me te shara se jeni bere si Merhumi nje here e nje kohe kunder gjithe botes!

  5. Duhej ti diqte bytha e vet Luigjit qe te reagonte. Ndersa per te gjtha pislliqet qe rama i thot dhe i ben Shqiperise dhe shqiptareve te gjithe ambasadoret dhe sidomos Yuri dhe Scoreka kane bere qorrin dhe shurdhin. Nuk kane pare gje akoma nga Rama.

  6. I paemer i ores 10 07 ,je i ftuar te maresh pjese ne panairin e sallatoreve ne Divjak i cili organizohet nga Erion kafsha badibilldigu i Bratit ,mos e refuzo se do kenaqesh shum.

  7. Me kete ritem vaksinimi mbarojme pune per nja 100-150 vjet. Shpejtesia me te cilen po ecen procesi verteton se keta ishin komplet te papregatitur (e kunderta do ishte cudi ne fakt) dhe me shume mundesi vaksina u ble dhe u soll kontrabande me urgjence per propagande dhe per te larguar vemendjen nga skandalet e tjera (qe nuk mungojne ne fakt). Nese origjina e vaksines edhe mund te jete sekrete nuk ka pse te jete e tille pjesa tjeter e menazhimit. Keta nuk kane nje liste prioritetesh te grupeve qe duhen vaksinuar, nje liste emerore te atyre qe duhen vaksinuar, nr e telefonit qe te marrin nje konfirmim (sepse ka njerez qe per aresye te ndryshme nuk do vaksinohen) dhe qe ti lajmerojne per oraret. Nuk kane staf te trajnuar per te bere me shume vaksina si edhe qendra te shumta vaksinimi. Shkurt lule ne diell

  8. Edhe ky e paska marre vesh se s’ka asnje plan. Leqe nuk do shume mend, boll te shohesh ne TV qe del Plarent Ndreca me Gjergj Kojen (mendo ku ka rene Rilindja, e mbrojne keta te dy) e thone do vaksinjme mesuesit e policet se keta ua cojne pleqve ne shtepi (strategji e shpikur ne Surrel se nuk e ka asnje vend i botes), pastaj dikush tjeter thote te moshuarit te paret, pastaj ministrja ata me semundje shoqeruese. Ne fund e mbyll Silva (kulmi, kjo eshte edhe infeksioniste e shefe epidemiologjie) qe thote se do vaksinojme ata qe e kane kaluar. Rrumpalle komplet

  9. Pavaresisht se Rama eshte nje njeri kunder kombit shqiptar, duhet pranuar se ka pas te drejt qe ta akuzon bashkimin evropian. Populli shqiptar eshte debil ne palce dhe nuk kupton qe bashkesia nderkombetare ke vetem nje qellim dhe ajo eshte zhdukja e gjuhes dhe kultures shqiptare. Nese shihni sot raportin e perendimit karshi serbise iu len me nekuptu se serbia eshte shteti me paqesor ne shekullin e fundit. 2/3 e ivestimeve nderkombetare kane shkuar ne serbi. Qellimi i perendimit eshte qe permes ketyre investimeve te shnderrojne tokat shqiptare nen administrimin serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu