• |
ide | kryesore

Rregullatori europian e shqyrton, Oksford dhe AstraZeneca kërkojnë aprovimin e vaksinës

Arkiva



Agjencia Europiane e Barnave(EMA) po shqyrton kërkesën për aprovimin e vaksinës anti-covid të zhvilluar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit. Vendimi pritet brenda 29 janarit pas verifikimit të efektshmërisë dhe sigurisë. Kjo është vaksinën e tretë që mund të marrë dritën jeshile pas asaj të Modernës dhe Pfizer/Biontech. Vaksina e Oksford dhe AstraZeneca është aprovuar për përdorim nga disa shtete të botës, përfshirë Britaninë e Madhe, Indinë dhe Argjentinën.

EMA ka vlerësuar analizat nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, vendet që miratuan vaksinën më parë, mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj, tha agjencia, duke shtuar se ajo rishikoi gjithashtu “të dhëna nga studime laboratorike (të dhëna joklinike), të dhënat mbi cilësinë e vaksinës (mbi përbërësit e saj dhe mënyrën e prodhimit).

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *