• |
ide | kryesore

SMS-të e sanitares së Covid 2/ Si u marrin lekë nën dorë familjarëve dhe pazaret me infermierë e mjekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve. Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, (Tire Alldervishi) duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

“Turni i parë që në mëngjes ishte 50 mijë lekë për infermierët, 50 mijë lekë për Tire Alldervishin, 20 mijë lekë për sanitaren. Përveç kësaj një ditë ishte 100 mijë lekë për doktoreshën dhe 50 mijë lekë ishte për ditën tjetër për doktoreshën. Pastaj vinte turni tjetër dhe ishte e njëjta histori. Me të njëjtën shumë. Të gjithë lekët i merrte Tirja. Asaj i kam dhënë të gjitha lekët.

Takimet janë bërë nga ajo. Kam mesazhet nga mami im që më thotë ku je se po të pret Tirja për të marrë lekët e infermierit sepse ka ndryshuar turni. Herë pas here detyrohesha të lija punën që të kapja turnin e ndërrimit të mjekëve që të jepja lekët. Ishte si një lloj detyrimi. Lija punën që të shkoja të bëja pagesën”, tha vajza.

KOMUNIKIMET NE TELEFON

Vajza: Aman ma ço një foto. Mbretëresha ime!

Tire Alldervishi: Shpresat në zot.

Vajza: O zemra ime. Aman o Zot, ju lumshin ato duar o Tire. Do bëj ani çdo gjë vetëm ta kem mirë.

Gjatë komunikimeve Tirja i ka dërguar vajzës së pacientes foto dhe video të mamasë së saj nga brenda ambienteve të spitalit.

“Puthe içik me dorë t’ia çoj… bravo. Bravo”, shprehet sanitarja në video.

Vajza: Tire mami më tha të shkoje pak se jam djersit thotë.

Tire Alldervishi: Mirë, me doktoreshën fola, erdhi e pa.

Aman bëni më të mirën. Më thuaj të vërtetën, është më keq sot apo njësoj.

Tire Alldervishi: Të gjithë mjekët aty janë.

Pse është keq?

Tire Alldervishi: Tani është rënduar.

Ca po më thua, është keq fare? Po vij në spital, a del dot?

Tire Alldervishi: Po!

O Tire, bëfsh hajër.

Tire Alldervishi: Mos u ni do Zoti.

Aman o tire për hatrin tim mos ju largo. E di që ja bën hyzmetin po më kupto se po më plas shpirti.

Tire Alldervishi: Nuk e beson çfarë barre kam.

Bëfsh hajër o zot.

Tire Alldervishi: Doktoreshës thotë mami t’i japim noj lekë. Është bashkë me shefen.

Sa thua ti, më thuaj të drejtën?

Tire Alldervishi: Jam këtu tek mami.

Ok po ke ti jepi ti e ti jap unë. Patjetër që do t’i japësh.

Tire Alldervishi: Si shpesh po vijnë.

Që tani jepja t’i bëhet qejfi edhe mamit. Mos e ruaj dorën, jep.

Tire Alldervishi: Sa thua ti?

Jepi sa duash, mos pyet.

Tire Alldervishi: Shefes dhe doktoreshës?

Sa të duash Tire. Mos pyet mos e kufizo dorën fare.

Tire Alldervishi: Gjatë këtij komunizmi Tirja i vë në dispozicion vajzës numrin e infermierëve dhe doktoreshës që kishte turnin në dhomën ku ishte shtruar mamaja e saj.

O e bukura dheut, o princesha ime, o aroma më e ëmbël e kësaj botë. Kjo është krenaria ime.

Tire Alldervishi: Dil ke polici e dashur.

Tire si je, a ke shkuar gjë te mami sot?

Tire Alldervishi: Po parametrat 95, i çova qumësht, donte përshesh.

Marshallah.

Tire Alldervishi: Edhe ka ngrënë, tani do prapë. Na hahet mish me lëng, merr ke lokali ku pinë kafe në darkë. Në orën 7 e duam gati mbas insulinës dhe rrobat i kemi dhënë dajë Sabriut.

Me patjetër rrobat janë rrugë ca do t’i dojë zemra princeshës sime kam thënë unë, veç hap gojën.

Tire Alldervishi: Që ta ndërrojmë bashkë me sanitaren pa ikur unë.

Tire 40 janë për ty, 20 për infermieren dhe 10 për pastruesen. Të lutem merr numrin e infermieres.

Tire Alldervishi: Si urdhëron e dashur. Infermier është Fatjoni, shih telefonin e ke numrin.

Ok! Shumë faleminderit.

Tire Alldervishi: Ato 70 mijë lekëshin përse ma dhe? Për ditën apo për natën?

Për ty, qëparë të dhashë 50 për Fatjonin dhe pastuesen.

Tire Alldervishi: Poo

70 është për ty sonte.

Tire Alldervishi: Për mua janë pak për sonte.

Më thuaj sa do se t’iu jap në mëngjes për Titin mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri mamit afër.

Tire Alldervishi: Po sikur më premtove që do e rregulloje dorën.

Mos e vrit mendjen, vetëm m’i rri afër se me i ndodh gjë se shoh më me sy po përvëlohet zemra. Pa merak fare, nesër në mëngjes t’i sjell unë.

Tire Alldervishi: Okej nuk mërzitem. Mund të gjesh dhe njeri tjetër më të mirë dhe më të lirë, nuk më ngelet qejfi.

O Tire s’është momenti të mi thuash këto gjëra se po më plas zemra, kam frikë po më vdes mami pa e parë. Unë kam besim tek ti.

Gjatë një komunikimi me një doktoreshë të spitalit konfirmohet se Tirja nuk ka qenë infermiere, por sanitare. Madje ajo nuk shërbente në pavijonin ku ka qenë shtruar e sëmura.

Doktoresha: Alo…!
Denoncuesja: Alo, përshëndetje doktoreshë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin…!
Doktoresha: Po!
Denoncuesja: Jam vajza e Liljanës…,nëse më mban mënd?
Doktoresha: Po, po, po, patjetër. Si je ti?
Denoncuesja: Dua vetëm një informacion, se po e vuaj shumë nga brenda…! Tirja ka qenë infermiere, apo sanitare në spitalin tuaj?
Doktoresha: Jo, Tirja nuk është fare në pavijonin tonë, nuk ka lidhje fare me pavijonin tonë.
Denoncuesja: Po ku punon, në katin e tretë, pavijonin e tretë, sanitare apo infermiere?
Doktoresha: Sanitare!

 



5 Comments

  1. Po si nuk ka nje dite pa teater nga keta te ripordhjes. Ti moj ministre duhet te japesh doreheqjen masi ta kesh hequr edhe tiren nga puna te dyja te shkoni ne te semes. Se cfare po i beni ketij pupulli nje zot e di dhe ishalla ve dore aty ku ju djeg me shume. Nje tuf ihenash ne ate qeveri vetem per te vjedhur nga me e madhi deri tek rroja ne bashki por do tju vije dita edhe juve.

  2. o kara po cfaj kane politikanet ne kete mes?
    Shqiptaret jane aq te mire por edhe shume shkerdhta.kerkojne te behen miljonere brenda w dite.jane te pa ngopur .keta doktore apo infeemiere mos i denoni por i pwrvetesoni pasurin qe te mesojn se cfare eshtte te rjeoesh tjetrin edhe heqia e lishences pergjithemone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *