• |
ide | kryesore

Studimi/ Pacientët që kanë kaluar COVID-19 mund t’i shfaqen simptomat deri pas 6 muajve

-Instant, Lajme, Planet



Një studim i ri nga “The Lancet” publikuar së fundmi ka dalë në konkluzionet se një pacient që ka kaluar COVID-19 mund të ketë simptoma të virusit deri në 6 muaj.

Bazuar në fakte konkrete, studimi në Wuhan del me përfundimin se nga 1 mijë e 700 pacientë, 76% e tyre kishin të paktën nj simptomë muaj të tërë pasi lanë spitalin.

Ndër simptomat më të zakonshme janë lodhja dhe vështirësitë në gjumë, e para e vërejtur në 63% të pacientëve kurse e dyta në 26% të tyre.

Ndërkohë në 23% të pacientëve ka simptoma si komplikime psikologjike afatgjata, me ankth ose depresion. Për pacientët që u dëmtuan më shumë nga COVID-19 nuk mungonin dëmet afatgjata në mushkëri, teksa vlen të përmendet se ky studim i “The Lancet’” është më i madhi për simptomat e COVID-19 në terma afatgjata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *