• |
ide | kryesore

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, i quan “gjueti shtrigash” akuzat për sulmin në Kongres

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti deri më tani i SHBA-ve Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa do udhëtonte drejt kufirit mes SHBA-ve dhe Meksikës, Trump foli edhe njëherë përpara mediave, për trazirat e kohëve të fundit mjaft të diskutuara në Capitol. Ai tha se ai dhe të tjerët rreth tij nuk e duan dhunën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i quajti të martën përgatitjet e Kongresit për të filluar procesin e shkarkimit ndaj tij, si “absolutisht qesharake” dhe tha se ato po shkaktonin “një zemërim të jashtëzakonshëm”. Pasi doli nga Shtëpia e Bardhë për t’u nisur në Teksas, Trump e quajti përpjekjen për shkarkim të Dhomës së Përfaqësuesve një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës”.

“Ne nuk dëshirojmë asnjë lloj dhune”, tha Trump përpara gazetarëve. Donald Trump u shpreh se nuk janë aspak të vërteta sulmet ndaj tij, se mund të jetë prapa dhunës në Capitol, por gjithçka është një “gjueti politike e shtrigave”.

“Unë mendoj se akuzat që janë bërë drejt meje apo drejt çdokujt për dhunën, nuk janë të vërteta dhe nuk duhet të bëheshin. Është e gjitha një gjueti shtrigash. Kjo panoramë shkakton zemërim të jashtëzakonshëm”, deklaroi Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *