• |
ide | kryesore

Arrestohet sanitarja që zhvati qytetaren dhe i la nënën të vdiste te Covid-2

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është arrestuar sanitarja Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as ushqim.

59-vjeçarja Alldervishi është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”, ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma te ndryshme monetare. Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.



12 Comments

  1. Po ca eshte ky titull, po pse sanitarja kuron te semuret, ore e lan mjeket te te vdiste, ca lidhje ka, sanitarja mund te akuzohet per mashtrim e per mos pastrim jo per vdekje.
    Thuaji troc qe mjeket marrin leke, edhe mjaft i heroizuat jane mercenare kaq.

    1. jane bere nje cete me hajdute, qe a SIlva Bino qe ben sekseren per te te nisur ne Turqi apo te te shtroje ne spital e me rradhe nga mjeku, infermieri, shoferi autoambulances – nje tufe xhepistash me mantel te bardhe- qe me mire tua kishin bere te zi ne Shqiperi

  2. po po, biles do j rritet dhe rroga 40%- e di njeri qe ata rrogen nuk e prekin fare ?? Gjeni ndonjepunonjes te credins tua thote

  3. Bukur! Arresrohet 1 sanitare dhe Drejtori, Shefi i pavionit apo Ministri, nuk mbajne asnje pergjegjesi???
    Nga oxhaku nayen hynte ne pavion kjo pastruesja?

    SPAK e arrestoi?

  4. Perderisa te gjithe shfajesojne pastruesen, shfajesojne dhe ministren! Bejne korrupsion poshte se nuk kane goje ata me lart qe tua keputin koken pastruseve dhe infermjereve. Arroganca eshte tek.infermjeret, ca pise qe nuk te prekin po mos i paguash ose detyroje mjeku.

  5. Kjo jo vetem qe nuk do arrestuar por duhet dekoruar sepse sherbeu per te pare qarte

    ate qe te gjithe e dine se ne spitalet tona ashtu si ne cdo zyre e institucion te shtetit

    shqiptar funksionon vetem paraja, rushfeti. Kjo eshte me e pafajshmja nga te gjithe, sepse

    ajo po thjesht po “kryente detyren ” e ngarkuar dhe vetem nje pjese fare e vogel mund

    te kete mbetur ne xhepin e saje. Po mos ta kryente kete detyre ate mund edhe ta hiqnin

    nga puna si ” te paafte”.

    Qe mjeket dhe infermeret marrin para ne kembim te sherbimit mjeksor, kjo eshte nje e

    vertete qe secili qe ka pasur te beje me spitalin e ka provuar. Por mjeket dhe infermeret

    nuk jetojne ne laborator e jashte kohes e hapsires. Korrupsioni i permasave te medha apo

    te vogla sipas mundesive qe u jep vendi i punes eshte tipari themelor i administrates shteterore

    dhe i sherbimeve publike, eshte joshja themelore e luftes per tu punesuar ne shtet dhe i

    agresivitetit te partive e militanteve per te marre mbajtur pushtetin me cdo kusht.

    Te godasaesh kete sanitare eshte si te heqesh nje pike uje nga nje oqean korrupsioni.

    Eshte kollaj te presesh nje gjethe “korrupsioni| te nje sanitareje por sa e veshtire te presesh

    trungun e korrupsionit te Beqajt prej qindra milion euro dhe atyre qe mbajne dhe udhezojne

    Beqajn.

    1. E fillove gabim.muhabetin! Si.mund te dekorosh te gabuaren? Te hidhet ne gjyq gjithe sistemi, te identifikohet dhe gjykohen te gjithe te korruptuarit! Nje koke turku apo nje hero thjesht perkeqesojne.gjendjen!

  6. Po “mantelbadhi” Kalo apo ajo Comja, shpura e ortodhoksise se Rames, kane bere ndonje deklarate moooo, apo presin kandidaturen per deputet..

  7. Kjo eshte maja e ajsbergut.

    Nuk te prek infermerja po nuk I dhe 5.000 leke cdo dite dhe mjeku do 2.000/3.000 euro ndryshe shko ne Turqi te thone te harxhosh 20.000 euro

    Shendetesi falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *