• |
ide | kryesore

ARRSH: Pas reshjeve të shiut dhe dëborës përmirësohet gjendja në akset rrugore

-Instant, Lajme, Të fundit



ARRSH ka lajmëruar përmirësim të gjendjes së akseve rrugore në të gjithë Shqipërinë. Sipas njoftimit zyrtar, reshjet tashmë kanë pushuar dhe rënie gurësh ka pasur vetëm në Elbasan-Rrogozhinë.

Edhe në këtë aks është ndërhyrë menjëherë duke bërë pastrimin e plotë. Të gjitha asket janë të kalueshme dhe pa probleme për qarkullimin rrugor.

“Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve.

Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit.

Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.

Nuk ka problememe me qarkullimin në të gjitha akset kryesore”, shkruan ARRSH.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *