• |
ide | kryesore

Covid, Greqia merr 8 mijë dozat e para të vaksinës Moderna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Greqi sot kanë mbërritur 8 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID, Moderna. Sipas mediave greke, 20 mijë doza të vaksinës Moderna do të jenë në Greqi deri në fund të janarit, 115 mijë doza në shkurt dhe 105 mijë në mars.

Totali i dozave të vaksinës së Moderna për tremujorin e parë të vitit për Greqinë janë 240 mijë doza.

Greqia do të marrë gjithashtu 427,050 doza nga Pfizer deri në fund të janarit, 362,700 doza deri në fund të shkurtit dhe 558,675 doza të tjera në mars.

Në total, 1,348,425 doza do të dorëzohen nga Pfizer deri në fund të marsit. Ditën e djeshme në Itali mbërritën dozat e para të vaksinës Moderna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *