• |
ide | kryesore

Denoncimi në KQZ/Deputeti i PS, Alket Hyseni, thërret në takim drejtuesit e policisë Sarandë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë kallëzimet në kuadër të vendimit për veprimtaritë e ndaluara për t’u promovuar gjatë fushatës elektorale, dhe jo vetëm nga subjektet politike por dhe nga qytetarë të ndryshëm. I fundit është kallëzimi me deputetin e PS Alket Hyseni, ku sipas kallëzimet ky fundit shihet në një takim edhe me zyrtarë të policisë.

“Me date 6 janar 2020 deputeti A.Hyseni ka thirrur ne takim drejtues te policise se shtetit Sarande. Zoti Hyseni eshte deputete, eshte politikan, eshte kandidat ne zgjedhje dhe drejtues politik i zones, dhe asnje pike e legjislacionit shqiptar nuk i jep te drejte deputeteve te therrasin ne takim e te kerkojne llogari policise se shtetit. Rasti konkret perben shkelje te dispozitave ligjore dhe nje sinjal negativ per zgjedhjet dhe rolin e Policise ne to, ndaj eshte ne interesin e vete KQZ te reagoje per distancimin nga praktika te tilla dhe ndalimin e tyre ne te ardhmen”, thuhet në kallëzimin e postuar në faqen e KQZ. Ajo që vihet re është se LSI gjithashtu ka adresuar një sërë kallëzimesh në KQZ.



4 Comments

  1. Ku ndryshon Policia nga Partia!?!?
    Asnjë ndryshim, përkundrazi policia ja kalon partisë në aktivitete politike, kurse partia ja kalon policisë në aktivitete kriminale….

  2. Keta denoncuesit vijne nga hena apo banojne ne Shqiperi ?

    E kush nuk e di se policia eshte vegel e partise per te mbajtur pushtetin. Partia te fut ne pune

    partia te gradon ,partia te vesh e partia te cvesh.

    Shqiperia eshte qindra vjet larg se ndertuari nje shtet te mirefillte sic e ka bota ( perendimore)

    E keqja eshte se sa me shume kalon koha ne aq me shume i largohemi konceptit te shtetit si nje

    e mire e pergjitheshme dhe gjithmone perdoret shteti ( dhe policia si pjese e shtetit) per te miren

    e nje grupi qe ka pushtetin duke iu kundervene interesave te popullit.

  3. Kur te fut ne rresht nje hajdut i konfirmuar boterisht,imagninoje se çfare morali ka shteti pastaj dhe sa force ka per te luftuar krimin apo per tmos u bere pale ?!
    E njejta gje ndodhi ne Elbasan ku Taulant Balla,Bega iu jepte leksione policeve te ketij qarku ?!Ta hewim kete monster sa nuk eshte vone,Shqiptar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *